Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, sot ësht mbajtë mbledhja e rregullt e X-të e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Për ket takim ishin propozuar këto pika te rendit të ditës :
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi raportit 9(nëntë) mujor të shpenzimeve,
- Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për mbrojtjen e të miturve nga dukuritë që dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre,
- Shqyrtimi i Projekt-Statutit të Ndërmarrjes Publike “Higjiena”,
- Rekomandimet e Komisionit dhe marrja e vendimit për këmbimin e pronës komunale me ate private,
- Shqyrtimi i kërkesës së pronarëve të lokaleve afariste në rrugën “Luan Haradinaj”,
- Shqyrtimi i kërkesave,
- Të ndryshme.
Pas miratimit të proqesverbalit nga mbledhja e kaluar , të gjitha pikat e parapara për rend të ditës janë diskutuar nga anat të KPF-së poashtu dhe zyrtar komunal të pranishëm në kët takim .
Të gjitha pikat e rendit të ditës do të diskutohen edhe në mbledhjen e rregullt të Asambles Komunale, e cila do të mbahet diten e premt më 30.10.2015 me fillim ne ora 10:00