Në bashkëfinancim më Komunën e Deçanit GLV ,,Gjeravica’’dhe GIZ-i Gjerman kanë mundësuar që fermerët e Komunës së Deçanit të kenë një treg mobil .Ky treg mobil është hapur sot në praninë e zyrtareve komunal , dhe përfaqësuesve të GIZ-it.
Se ky tregë do të jete në shërbim të fermerëve të komunës së Deçanit kjo e dëshmon sot në hapje ku të pranishëm ishin edhe një pjesë e konsiderueshme e fermerëve .GLV”Gjeravica” është duke implementuar projektin “Tregu Mobil i Prodhuesve Bujqësor në Rajonin e Drinit”, i bashkëfinancuar nga Agjencioni Gjerman për Zhvillim Ndërkombëtar- programi GIZ-Cosira dhe komunat e Deçanit, Pejës dhe Istogut. Ky projekt ka për qëllim që të i ndihmoj të gjithë prodhuesit bujqësorë të komunave të këtij rajoni, duke u mundësuar shitjen dhe promovimin e prodhimeve të tyre në hapësirat më të frekuentuara mu në qendrat urbane si dhe në pikat më të frekuentuara turistike të këtyre komunave. Gjithashtu projekti ka për qëllim edhe ofrimin e mundësive të furnizimit të konsumatorëve vendor, turistëve, tregut dhe restoranteve me prodhime të freskëta vendore.
Përmes këtij projekti janë ofruar shtande-tavolina shitëse dhe promovuese për prodhime bujqësore, e të cilat janë të vendosura në hapësirat e më poshtë cekura:
Për rendësin e këtij projekti kanë folur koordinatori i projektit z.Musë Mushkolaj , përfaqësuesja e GIZ-it Gjerman znj.Elena Lauch dhe drejtori i drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik z.Betim Mataj.
Më ketë raste bartësit e këtij projekti fton të gjithë prodhuesit bujqësor të komunës së Deçanit që të kontaktojnë me Drejtorinë Komunale të Bujqësisë dhe të marrin lejet e shfrytëzimit të këtyre pikave shitëse dhe më pastaj të fillojnë me shitjen e prodhimeve të tyre. Gjithashtu ftojmë edhe konsumatorët, që të shfrytëzojnë ofertat e prodhuesve vendor për nevojat e konsumit të tyre.