Në ambientet e pallatit të Kulturës ,,Jusuf Gërvalla’’ në Deçan,është bërë hapja e panairit njëditorë për promovimin e produkteve bujqësore, ushqimeve tradicionale dhe produkteve artizanal e të riteve të motmotit, ushqimit tradicional dhe produkteve artizanale të komunës së Deçanit. Hapjen e këtij panairi e bëri i pari i komunës z.Rasim Selmanaj, dhe koordinatorja e OJQ,,JETA’’ Safete Gacaferi.
Kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj , tha se ruajtja e trashëgimisë kulturore në komunën e Deçanit ka një rëndësie jashtëzakonisht të madhe poashtu edhe hapja e këtij panairi një ditor ka rendësin e vet, më ekspozimin e produkteve ushqimore dhe artizanale .Ne si komunë jemi duke bërë përpjekje që të mbështesim aktivitete të tilla më qëllimin më të mirë që të ruaj vlerat kulturore.
Edhe Safete Gacaferi, koordinatore e OJQ-JETA në Deçan, duke falënderuar komunën e Deçanit, për përkrahjen tha se më panaire të tilla në po mundohemi të prezantohemi edhe ne vende tjera në mënyrë që të jemi sa më afër më qytetaret dhe te prezantojmë traditën e komunë së Deçanit.
Ndryshe ky panair një ditor është mbështetur nga Komuna e Deçanit, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural në bashkëpunim më OJQ ,,JETA’’