Nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme sot është mbajt debati për Strategjinë Komunale për Informim dhe Komunikim 2014-2020.
Të pranishëm në këtë debat publik ishte i pari i komunës z. Rasim Selmanaj, përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, grupi punues dhe qytetar.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për Strategjinë Komunale për Informim dhe Komunikim 2014-2020, e cila strategji ka ma miratimin e si draft në asmablen e mbajtur më 30 Dhjetor 2014.
Kjo strategji pas këtij diskutimi publik në të cilin janë bërë edhe disa vërejtje dhe sugjerime, të cilat do të inkorporohen në këtë dokument, do të kaloi përmes Komitetit për Politik dhe Financa ( KPF) , e më pas edhe përmes Asamblesë komunale që të fuqizohet si dokument zyrtar.