Në sallën e Asamblesë Komunale sot është mbajt debat publik më qytetarë ku janë diskutuar dy projekt rregullore
1. Projekt rregullore për transparencë dhe
2. Projekt rregullore për ndarje të Subvencioneve
Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve morën pjesë në diskutim duke përfshirë edhe këshillat e fshatrave të cilët kanë diskutuar për këto dy projekt rregullore.
Ndonëse këto dy projekt rregullore do të diskutohen edhe në asamblenë komunale që do të mbahet ditën e premte më 29.07.2016 sot të pranishmit e këtij debati dhanë edhe mendimet e tyre lidhur më këto dy projekt rregullore . Tek rregullorja për transparencë është kërkuar q ë të paktën 3-4 herë brenda vitit kalendarikë kryetari i komunës të mbajë takime më këshillat e fshatrave që nga afër të njoftohet më kërkesat e tyre po ashtu më prioritete që ata kanë dhe planifikimi buxhetorë të ndahet në mënyrë të barabartë apo sipas rëndësisë se kërkesës që kanë banorët e atij lokaliteti.
Ndërsa sa i përket projekt rregullores për subvencionet në komisionin e ndërtuar nga asambleja komunale nga 5 anëtarë të jetë edhe një përfaqësues nga këshillat lokal të fshatrave në mënyrë që të jetë sa më afër më kërkesat e lokaliteteve .
Po ashtu në kuadër të kësaj projekt rregulloreje është kërkuar që subvencionimi i bujqve të jetë i veçantë jo në kuadër të kësaj rregulloreje por mjete për subvencionim të ndahen , aprovohen dhe monitorohen nga Asambleja Komunale.
Po ashtu në kuadër të kësaj rregulloreje të përfshihen edhe këshillat e fshatrave duke ju ndarë një shumë simbolike për takimet që organizohen nga ana e tyre.
Këto dy rregullore pritët që më plotësim ndryshimet e sjella nga debati i organizuar të diskutohen edhe ditën e premte më 29.07.2016 në Asamblenë Komunale më fillim në ora 10:00