Sot në objektin e sallës për debate në Komunën e Deçanit, në ora 10h, u mbajt debati publik për Statutin e Ndërmarrjes “Higjiena”. Në debat ishin të pranishëm shoqëria civile, ekspert të larmisë juridike, subjektet politike që veprojnë në komunën e Deçanit etj.
Mbajtja e debatit publik për statutin e ndërmarrjes lokale “Higjiena” , ka të bëjë me themelimin dhe organizimin e kësaj Ndërmarrje Publike Komunale” Higjiena”.
Gjithashtu, në ora 11h, u mbajt edhe debati për Rregulloren për Mbrojtjen e Miturve nga Mjetet që Dëmtojnë Shëndetin dhe Zhvillimin e tyre. Mendimet e pranishmeve në këto debate do të inkurpurohen në dokumentet e përmendura.
Statuti i Ndërmarrjes Publike Komunale “Higjiena” dhe rregullorja e përmendur kanë kaluar leximin e parë që është bërë në Asamblenë Komunale madje edhe pas debatit publik do ti nënshtrohen Kuvendit Komunale në seancën e rregullt të radhës së Asamblesë Komunale.