Më organizimin e Drejtoratit për Administratë te Përgjithshme, ne bashkëpunim me Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe komisionin e Kuvendit Komunale ,sot u mbajt debati publik për Rregulloren Komunale " Për Bashkëpunimin e Fshatrave, Lagjeve dhe Vendbanimeve me Komunën", i cili debat u mbajt në sallën e takimeve në katin e 3-të, të objektit Komunal.
Të pranishmit dhanë vërejtjet, sygjerimet, plotesimet e nevojshme, të cilat do të inkurpurohen në rregullore në mënyrë që rregullorja në të ardhmen të jetë sa më efektive gjatë zbatimit të saj. Kjo projekte -rregullore pritet që të aprovohet në mbledhjen e fundit të Asamblesë komunale që do të mbahet më 30 Dhjetor 2014.