Komiteti për politikë dhe financa (KPF) organizoi dëgjimin e parë të saj publik për projekt-buxhetin e vitit 2015.
Të pranishëm në këtë dëgjim publik ishin i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , nënkryetari z.Sami Cacaj, drejtori për buxhet dhe financa z.Agronë Demukaj , kryesuesi i Asamblesë z.Jashar Dobraj, një psesë e Asamblistëve , dhe qytetarë.
Gjatë takimit, kryetari i kuvendit komunal z.Jashar Dobraj dhe Drejtori Komunal i Buxhetit dhe financave z.Agron Demukaj, njoftuan të pranishmit me procesin e zhvillimit të buxhetit .Në takim, banorët ngritën shqetësimet e tyre në lidhje me mungesën e ujit të pijshëm, në disa fshatra, fonde të pamjaftueshme për sektorin e bujqësisë dhe të zhvillimit të turizmit, ndarja e mjeteve për infrastrukturën rrugore nëpër bjeshkë, të vazhdohet më projekte e nisura për ndërtimin kanaleve të ujitjes nëpër disa fshatra dhe disa kërkese tjera .Të gjitha kërkesë e parashtruara sot në këtë dëgjim publik sipas zyrtarëve kompetent do të shqyrtohen në takimin e ardhshëm për politikë dhe financa dhe në takime tjera që do të mbahen në kuadër të projekt-buxhetit për vitin 2015 në mënyrë që ti ipet prioritet atyre kërkesave që janë më emergjente.