Drejtoria për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike organizoj debatin publik në sallën e konferencave, kati II, në ora 10:00h, me temën , “ Plani komunal për efiçencë të energjisë 2015-2020”.
Kryesuesi i Asamblesë Komunale Jashar Dobraj, prezantoj procesin e hartimit të këtij planit dhe domosdoshmërinë e tij. Pastaj fjalën e mori koordinatorit i grupit punues Shkezen Goçi, i cili theksoj se plani do të realizohet në dy faza. Në fazën e parë do të përfshihen objektet publike ku hyjnë administrata ,shkollat dhe spitalet kurse në faza e dytë do të përfshihen ndriçimi publike në pjesën urbane të qytetit. Plani komunal për efiçiencë të energjisë 2015-2020, do të financohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Anëtari i grupit grupit punues Agron Demukaj, kërkoj të fillohet më fushata vetëdijësuese rreth efiçences së energjisë edhe në pjesët rurale, dhe të vendoset si prioritet i këtij planit. Servete Lahaj, nga zyra e urbanizmit parashtroj pyetjen se plan në fjalë, a obligon palën gjatë paisjes me leje ndërtimore qa duhet plotësoj kushtin për efiçencen e energjisë? Koordinatori grupit-Shkelzen Goçi, theksoj se është një ndër kriteret që parasheh ky plan. Jashar Hulaj, a do të përfshihej energjia eficence edhe teknikat e amvisnise? Sadik Gjoni, nga fshati Carrabreg, plani ai do të realizohet edhe në rrugët publike të fshatit Carabreg ? Anëtarët grupit punues dhanë sqarime të nevojshme rreth këtij planit si dhe përgjigjen pyetjeve të pranishmëve. Debati u përmbyll nga Kryesuesi i Asamblesë Komunale, Jashar Dobraj duke theksuar se këto vërejtje dhe plotësime do te inkorporohen në planin e veprimit. Plani do të dalë për miratim në mbledhjen e radhës të asamblesë komunale e cila do të mbahet më 27 Maj 2015.