Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive , përfaqësuesve të OSBE-së, dhe qytetarëve të interesuar u debatua për shumë pika më rendësi për Komunën tone.
Para miratimit të rendit të ditës sot u bë edhe zëvendësimi i anëtarëve të Asamblesë Komunale , ku z.Fatmir Kurmehaj –LDK , tashmë më detyrë zyrtare Avokat është zëvendësuar nga kolegu i po të njëjtës parti z.Shkelqim Haxhnikaj –LDK.
Pas kësaj ceremonie të betimit seanca e Asamblesë Komunale ka vazhduar më ketë rend pune :
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2019 në vitin 2020,
3. Marrja e vendimit për lejimin e mjeteve buxhetore për aktivitete të Komunës dhe data me rëndësi,
4. Shqyrtimi i projekt-Rregullores për Shërbime Publike,
5. Shqyrtimi i projekt- rregullores Për Lartësinë e Taksave, Ngarkesave, Tarifave dhe Gjobave Komunale,
6. Shqyrtimi i Planit Zhvillimor Komunal,
7. Shqyrtimi i Planit Komunal për ri integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Komunën e Deçanit 2019-2022,
8. Të ndryshme.
Pikat e rednit të ditës :Shqyrtimi i Planit Zhvillimor Komunal, Shqyrtimi i projekt-Rregullores për Shërbime Publike, Shqyrtimi i projekt- rregullores Për Lartësinë e Taksave, Ngarkesave, Tarifave dhe Gjobave Komunale, pas diskutimeve nga anëtarët e asamblesë komunale po ashtu edhe sqarimet e duhura janë dhen nga i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj ,dhe zyrëtar kompetent ë këtyre dikastereve, këto pika të rendit të ditës kanë marrë miratimin e asambleistëve për vazhdimin e proceduarave të mëtutjeshme formimin e komisioneve dhe diskutimeve publike.
Pikat e rendit të ditës Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2019 në vitin 2020,Marrja e vendimit për lejimin e mjeteve buxhetore për aktivitetet e Komunës dhe data me rëndësi, më shumicë votash janë miratuar .
Ndërsa pika e 7-të e rendit të ditës Shqyrtimi i Planit Komunal për ri integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Komunën e Deçanit 2019-2022,ësht votuar unanimisht .
Në të ndryshme : Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, bëri të ditur se është aprovuar projekti ndërkufitar i dorëzuar më dt.05.06.2019, ku do të ndikoi direkt në zhvillimin e turizmit në komunën e Deçanit .Pas sqarimit nga z.Ramosaj, është aprovuara nga asamblesitët që të filloi zbatimi i këtij projekti jetik për komunën e Deçanit.
Po ashtu në të ndryshme më propozim të Asamblistit Ilir Ferizaj –PSD, që të ndahen mjete në vlerë prej 5000 mijë euro për kompletimin e veshjeve te Grupit të Valleve nga Deçani ky propozim është miratuar unanimisht për të ju nënshtruar proceduarave të mëtutjeshme.