E udhëhequr nga kryesuesi i asamblesë z.Jashar Dobraj , është mbajte mbledhja e rregullt e Asamblesë komunale III-të rregullt . Në këtë seancë ishte ky rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores për kushtet e mbajtjes së qeneve, si dhe mënyrën e veprimit në rast të braktisjes ose humbjes së tyre,
- Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2014 në vitin 2015,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Komunal për Efiçiencë të Energjisë 2015-2020.
- Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për caktimin e përqindjes të taksës komunale për dhënie në shfrytëzim të pronës së palujtëshme të Komunës, si dhe caktimi i vlerës së investimeve për m² të objekteve banesore afariste të ndërtuara në pronën komunale,
- Të ndryshme.
Pas aprovimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar në piken e parë të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe miratimi i Projekt-Rregullores për kushtet e mbajtjes së qeneve, si dhe mënyrën e veprimit në rast të braktisjes ose humbjes së tyre,kjo pikë e rendit të ditës lidhur është aprovuar më një plotësim ndryshime të Nenit 25, pika 1.1 Qentë ,( e pakastruar / të pasterilizuar /), dyzet (40) € të jetë në 20 € për çka dhe janë pajtua të gjithë asmableistet dhe kjo Projekt-Rregullore , ka kaluar .
Në pikën e tretë të rendit të ditës lidhur më marrjen e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2014 në vitin 2015, në vlerë prej 53.310’11 pas rekomandimeve të KPF-së , janë nda në këtë mënyrë : subvencione 25.000,00 € (KF Deçanit-5000 € , 2000 € KF,, Besa nga Irzniqi’’në rishikim të buxhetit nga subvencionet e kryetarit ti ndahen edhe 1000 € Klubit të shahut ,,Zeq Hasi’’ 2000€ , Sportisti Shpetim Ahmetaj, për mbrojtje te titullit 2000€, aktivitete rinore 2000 €, Festivali Gjithëkombëtar ,, Eshk e ndezur mbi Shkëlzen’’4000 €, Shoqata e bjeshkatareve ,, Shkëlzen Haradinaj’’1000€ , ndihmë për Kastrot Hulaj 2000 €,Organizim i datave më rendësi 5000 € Mallra dhe Shërbime 1.860,84 €, Investime kapitale 20.000,00 € dhe 6,449.67 € për kujdesin primar shëndetësor paga dhe meditie , më këto rekomandime dhe propozim në asamble është votuar unanimisht.
Edhe pika e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin dhe miratimi i Planit Komunal për Efiçiencë të Energjisë 2015-2020, ka mare votën e të gjithë asamblistëve për tu jetësuar si projekt në të mirë të qytetarëve .
Pika e radhës së rendit të ditës lidhur më Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për caktimin e përqindjes të taksës komunale për dhënie në shfrytëzim të pronës së palujtëshme të Komunës, si dhe caktimi i vlerës së investimeve për m² të objekteve banesore afariste të ndërtuara në pronën komunale, mbase ky Propozim Vendim i është nënshtru të gjitha proceduarave edhe komisioni ka kryer detyrën e tyre ky Propozim-Vnedim për dhënie në shfrytëzim afatgjatë (99) vite të pronës së palujtëshme të Komunës do te jete jo me e vogël se 21% e vlerës investuese te objektit banesor afarist.
Tarifa nr.4.15 Vlera e investimeve për m² te objekteve banesore afariste të ndërtuara në pronën komunale do të jete:
1. Çmimi i investimit për m² për pjesën banuese vlera e llogaritur 360.00 €
2 .Çmimi i investimit për m² për pjesën afariste vlera e llogaritur 720.00€
Është aprovuar nga asamblistët që kjo taksë të inkorporohet në rregulloren mbi taksat dhe tarifat në rregulloren komunale .
Në të ndryshme është ndërtuar komisioni për dhënië të bursave për student për vitin 2015 .Komisioni i ndërtuar nga të gjitha subjekte politike ka këtë përbërje:
1. Syzan Mustafaj- AAK
2. Imer Thaqi- AAK
3. Sadik Çekaj- AAK
4. Fatmir Kurmehaj – LDK
5. Bekë Osmanaj- LDK
6. Merita Binakaj- PDK
7. Shpresa Haderxhonaj – VV