Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit , është mbajtë mbledhja e IV-të e rregullt e Asamblesë Komunale .Për kët mbledhje ishte propozu ky rend pune .
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Zëvendësimi i delegatit Albert Kurtulaj me delegatin e radhës, Shkelqim Berisha nga subjekti politik LDK dhe dhënia e betimit,
3. Shqyrtimi i propozimit të Drejtoris për Buxhet dhe Financa për ndryshimin e Vendimit për të hyrat e bartura,
4. Shqyrtimi i raportit analitik të shpenzimeve për tre mujorin e parë të vitit 2016,
5. Plotësimi i Komitetit të Komuniteteve,
6. Të ndryshme.
Posë këtyre pikave të rregullta të rendit të ditës nga asamblesitët në të ndryshem janë propozuar edhe disa pika për diskutim në kët seancë nder to ishinë
Diskutimi lidhur më zonimin e bjeshkëvë dhe ndarjen e kufirit kadastral mes komunës së Deçanit dhe Junikut kjo kërkesë ka ardhë nga Asambleisti Bilall Haderxhonaj
Kërkesa e Imer Thaqit nga AAK të marin obligim komuna për heqjen e shpenzimeve për ceremonit mortore në gjithë komunën e Deçanit.
Të shqyrtohet mundesia e nxjerrjes së një vendimi për mbylljen e lojrave të fatit në komunën e Deçanit
Ramadan Tahiraj nga LDK-ja, ngriti si shqetësim ujrat e zeza në fshatin Strellc kokretisht në lagjen e Jusaj poashtu dhe në disa lagje tjera.
Pas miratimit të proqesverbalit nga mbledhja e kaluar kryesuesi i asamblesë z.Jashar Dobraj ,lexoi edhe dekleraten e betimit për asambleistinë Shkelqim Berisha, i cili nga kjo senacë do te jetë pjesë e Asamblesë komunale në Deçan, duke zavendesuarë asamblestin Albert Kurtulaj.
Në pikën e radhës të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e propozimit të Drejtoris për Buxhet dhe Financa për ndryshimin e Vendimit për të hyrat e bartura,drejtori i këtij dikasteri Agron Demukaj, dha sqarimet e duhura lidhur më kët pikë të rendit të ditës për të vazhduar më pikën e radhës lidhur më Shqyrtimin e raportit analitik të shpenzimeve për tre mujorin e parë të vitit 2016 edhe për kët pikë të rendit të ditës Demukaj vazhdoi duke dhën raport para delegatëvë lidhur më shpenzimet për tre mujorin e parë të vitit 2016, mbase kj pikë e rendit të ditës nuk miratohet vetem sjellet raporti për transparenc ,nga asambleistët janë dhën rekomadime ,që ekzekutivi komunal të jetë edhe më të kujdeshëm në shpenzimin e parasë publike dhe nga këtu ësht nxjerrë një komision që të vendosni për ndarjen e subvencioneve .
Ky komision miks në përberje prejë 5 anëtarëvë ka këtë përberje
1.Enver Likaj –AAK
2.Fatmir Kurmehaj-LDK
3.Merita Binakaj-PDK
4.Agron Demukaj –Drejtor për Bugjet dhe Finanaca dhe
5.Një anëtar nga KVRL-ja që d të plotësohet më emer në javën e parë të muajit Maj
Në të ndryshëm kryesuesi i Asamblesë komunale z.Jashar Dobraj tha se duhët të inicohet proceduar e draft rregullores për transparenc komunale që ti nënshtrohet proceduarvë për çka dhe mori edhe miratimin e asambleistëvë.
Për të gjitha pyetjet parlametare u dhanë edhe përgjigjjet e duhura nga zyrtarët kompetent.Në kerkesë e parashtruar nga asambleisti Imer Thaqi, lidhur me heqjen e shpenzimeve për ceremonit mortore , kërkesë e cila është përkrahur nga të gjithë asamblesitët mbetët që kjo kërkesë të trajtohet në rregulloren për subvencione dhe të diskutohet në seancën e radhës të asamblesë komunale.
Në pyetejen parlametare lidhur më inicimin e proceduarve për mbylljen e lojrave të fatit drejtori i Inspeksionit z.Halil Tolaj tha se për fat të keq ligji ka mbet në mëshir të fatit sa i përket lojrave të fatit dhe basteve sportive.
Ne si institucion Komunal në Prill të vitit 2014,kemi thirrë takim të jashtëzakonshëm të organit më të lartë KKSB-së, me kërkes të qytetarëvë bashkë më kryetarin e komunës z.Rasim Selmanaj , kemi nxjerr një vendim për mbylljen e këtyre lojrave të fatit në bazë të ligjit por fatkeqësisht kjo ka rezultu pa sukses më vet faktin se zyrtaret e lartë nuk kan kryerë dëtyren si duhet ndersa në si inspeksion nuk kemi hasë në mbeshtetje për të arritur një rezultat të knaqshëm.Ne si komuan nga viti 2014 nuk kemi lëshuar as një pëlqim për hapje të reja apo lejimë të punës së kësaj veprimtarie që i bije se asnjë nga këto baste dhe lojra të fatit që janë në komunën tonë nuk posedojnë leje nga komuna të gjitha lejet i marin nga ministria përkatësë .
Ne si drejtori e Inspeksionit në javën e parë të muajit Maj, më konsulltimim më kryetarin e komunës do ti bëjëm kërkesë njësitit të Krimeve Ekonomike që sa më parë të jetë e mundur të ndërmarin diçka në kët drejtim të respëktohet ligji siq ësht i paraparë , në jem të pa fuqishëm në ketë drejtim më vëtë faktin se ligji nuk na lejon te mbyllim asnjë nga to por të shfrytëzojmë edhe një her të vetemn rrugë që ka mbetur ti bëjm kërkes Krimeve Ekonomike që te bëjn nje kontroll dhe të verifikojn të gjitha bastet dhe lojrat e fatit.
Edhe për pytejet tjera parlametare janë dhën sqarimet e duhura .