Është mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Deçanit, më të vetmen pikë të rendit të ditës lidhur më shqetësimet e ngritura në kuvend mbi dëmtimin e pyjeve në Deçan.
Në këtë seance të jashtëzakonshme të pranishëm ishin i pari i komunës z.Rasim Selmanaj, përfaqësues nga gjykata komunale në Deçan ,përfaqësues nga AKP, përfaqësues të Policisë, Asamblist dhe qytetar të cilët kanë shfaqur shqetësimet e tyre mbi gjendjen ne pyjet e komunës së Deçanit , dëmtimin e tyre sidomos pas shpalljes park nacional dhe marrjes së kompetencave nga niveli Lokal.
Pas debatit të gjatë është zgjedhur një komision në përbërje te gjitha subjekteve politike i cili komision do të nxjerr rekomandimet të cilat do të votohen në seancën e radhës të Asamblesë komunale .
Komisioni është formuar në këtë përbërje :
1. Faton Lokaj – AAK
2. Mehmet Osaj –AAK
3. Musë Mushkolaj-PDK
4. Hyri Dobrunaj –LDK
5. Bilall Haderxhonaj –VV