E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Jashar Dobraj, sot është mbajte mbledhja e parë e Asamblesë Komunale për vitin 2016 , ku të pranishëm ishin i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , nënkryetari z.Sami Cacaj , bashkëpunëtor të tjerë përfaqësues të OSBE-së përfaqësues të KFOR-it shoqërisë civile.
Për ketë seancë ishte parapa ky rend pune:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2016,
3. Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2016,
4. Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit dhe marrja e vendimit për ofertën e përzgjedhur në bazë të konkursit publik për dhënie në shfrytëzim afatgjatë
(99 vite)të pronës komunale-Lloti nr.2,
5. Marrja e Vendimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë-ngastra nr.1072,
6. Marrja e vendimit për shpallje “Qytetar nderi” i Komunës së Deçanit, shkrimtarin e madh shqiptar, z.Ismail Kadare,
7. Shqyrtimi i raportit të Komitetit për Shëndetësi,
8. Të ndryshme
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar për të gjitha pikat e rendit të ditës është diskutuar një nga një .
Janë miratuar dy pikat e rendit të ditës si:
2. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2016,
3. Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2016,por është kërkuar që në afatet parapara kryetari i komunës të raportoi të paktën dy herë në vit para kuvendit.
Pika e IV-të e rendit të ditës Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit dhe marrja e vendimit për ofertën e përzgjedhur në bazë të konkursit publik për dhënie në shfrytëzim afatgjatë
(99-të )të pronës komunale-Lloti nr.2,
Për këtë pikë të rendit të ditës është diskutuar nga shefat e grupeve parlamentare poashtu edhe nga pjesa më e madhe e Asamblistëve lidhur më procedurat e dhënies së këtij loti .
Pas diskutimeve lidhur më këtë pikë të rendit të ditës është hedhur në votim ku15 Asamblistë ishin pro dhe 11 kundër nga radhët e LDK-së dhe PDK-së.
Poashtu edhe pika e V-të e rendit të ditës lidhur më Marrjen e Vendimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë-ngastra nr.1072,më shumicën absolute të votave edhe kjo pikë e rendit të ditës ka kaluar.
Në pikën e VI-të të rendit të ditës lidhur më Marrjen e vendimit për shpallje “Qytetar nderi” i Komunës së Deçanit, shkrimtarin e madh shqiptar, z.Ismail Kadare, kjo pikë e rendit të ditës është votuar unanimisht nga të gjithë asamblistët e komunës së Deçanit .
Pika e VII-të e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e raportit të Komitetit për Shëndetësi, pasi që komisioni i dalë nga Asambleja kanë bërë vizita në QKMF-në ,, Adem Ukëhaxhaj’’ në Deçan , dhe në disa QMF të komunë së Deçanit ku kanë sjellë edhe raportin ku për te gjeturat në teren arsyeshmërin e tyre e ka dhënë drejtori i QKMF-së Dr.Haki Shehu