Avokati mbrojtës i Rastit Haradinaj në Tribunalin e Hagës Ben Emmerson do të shpallet qytetar nderi i Komunës së Deçanit, Ky ka qenë propozimi i Kryetarit të Komunës së Deçanit i cili ka kërkuar edhe mbështetjen e Asamblesë Komunale, e cila e ka votuar sot pa ndonjë debat, në mbledhjen e parë të vitit 3013, këtë propozim nuk e kanë votuar Asamblistët e LDK-së të cilët që në fillim të seancës e kanë braktisur sallën, pasi që ata kërkuan që të hiqen Billbordet e vendosura në dy pjesë të Kuvendit Komunal me fotot e Ramush Haradinajt, , Billborde këto të cilat ishin vendosur në nëntor të vitit të kaluar pikërisht në pritjen e vendimit për shpalljen të pa fajshëm të Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt, LDK thotë se atë bot skano qenë kundër vendosjes së këtyre BillBordeve por tashme se kanë vendin aty, edhe Ekzekutivi është pajtuar për heqjen e tyre, mirëpo LDK insistonte që të hiqen brenda 5 Minutave,Bashkim Ramosaj Drejtor i Administratës u premtoj atyre se brenda ditës së sotme do të hiqen, Ramosaj u përkrah edhe nga Kryetari Selmanaj, por kjo nuk bëri që Asamblistët e LDK_së të mbesin në sallë.. Ndryshe pa ndonjë debat të madh në mbledhjen e parë është miratuar Raport i Kryesuesit për punën e Kuvendit për periudhën Janar-Dhjetor 2012,Shqyrtimi i plotësimeve dhe ndryshimeve në Rregulloren e punës së Kuvendit,Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për ndërrimin e pronës komunale, deh Inicimi i procedurës për hartimin e Rregullores për dhënien e objekteve të komunës dhe tokës për shfrytëzim afatshkurtër përmes ankandeve.