Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti Asamblenë e rregullt për vitin 2021 të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e kryetarit të komunës z.Bashkim Ramosaj e Drejtorëve të drejtorive , përfaqësuesve të shoqërisë civile qytetareve u debatua për shumë pika më rendësi për Komunën tone.
Për ketë takim ishte propozuar ky rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Zëvendësimi i anëtarit të Kuvendit Uran Tolaj me kandidatin e radhës Ismet Çekaj nga subjekti i njëjtë politik Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK dhe dhënia e betimit solemn,
- Shqyrtimi i raportit të Ndërmarrjes “Higjiena”,
- Marrja e vendimit për përkrahje financiare për qytetarët e Komunës së Deçanit të prekur nga Covid 19 dhe familjarët e viktimave të Covid 19,
- Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2020 në vitin 2021,
- Shqyrtimi i Raportit financiarë për vitin 2020,
- Të ndryshme.
Para miratimit të rendit të ditës së me rekomandim të KPF-së në ketë seancë pika e trete e rendit të ditës Shqyrtimi i raportit të Ndërmarrjes “Higjiena”, do të diskutohet në seancën e muajit Prill pasi të kompletohet të gjitha dokumente e kërkuara , ndërsa për ketë seanca janë propozuar edhe disa tema tjera për diskutim dhe miratim.
Pas Miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit nga mbledhja e kaluar është bë betimi i anëtarit të ri të Asamblesë Komunale nga radhët e LDK-së në vend të Uran Tolaj që ishte deri më tani betimin e bëri Ismet Çekaj nga i nijeti subjekt politik.
Seanca ka vazhduar me piken e rendit të ditës lidhur më përkrahjen financiare për qytetarët e Komunës së Deçanit të prekur nga Covid-19 dhe familjarët e viktimave të Covid-19.Pas diskutimeve nga të gjitha grupet parlamentare dhe sqarimit nga Drejtori për Bungjet dhe Financa z.Agron Demukaj, lidhur më mundësit bugjetore që ka komuna u dakakorduan që :familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga Covid-19, të ju ndahen mjete në vlerë prej 200 euro ndërsa ata të cilët janë prekur nga Covid-19,do të krijohet mënyra e aplikimit online ose ne kopje fizike dhe më rishikim të bugjetit do të ndahen për secilin qytetar të prekur një shumë të cilën do ta përcaktojnë një komision. Aplikimi i kësaj kategorie te të prekurve do të vazhdon deri në përfundim të pandemisë. Për ketë propozim të gjithë asambleistët kanë dhen votën e tyre.
Seanca ka vazhduar më piken e rendit të ditës lidhur më preorientimin e të hyrave vetanake të vitit 2020 të bartura për vitin 2021 në shumën totale 112,165.58 euro.
Propozimi për ridestinim të hyrave vetanake të vitit 2020 e që barten në vitin 2021 është sipas të dhënave të prezantuarmë poshtë:
-Kategoria ekonomike _Paga dhe mëditje……..shuma totale prej 752.50 euro, janë THV nga fondi burimor (21), të
arkëtuara në muajin dhjetor. Të ridestinohen në paga shëndetësi , alokimi në :
Blloku kodues: 21/631/73900/111/00000/0721…… shuma 752.50 euro
-Kategoria ekonomike _Mallra dhe Sherbime……..shuma totale prej 30,052.59 euro, ku shuma prej 52.30 euro mjete të
alokuara dhe te pa shpenzuara dhe shuma prej 30,000.00 euro janë THV nga fondi burimor (21), të arkëtuara në muajin
dhjetor, ndërsa shuma 0.29 euro janë THV të bartura nga viti 2019. Të ridestinohen në mallra dhe shërbime për nevoja
të furnizimit për materiale hixhenike dhe dezinfektuese , alokohen në ketë kod:
Blloku kodues: 21/631/17515/130/00000/0112…… shuma 30,052.59 euro
-Kategoria ekonomike _Subvencione dhe transfere……..shuma totale 25,113.26 euro, ku shuma prej 6,136.30 euro, janë
THV të arkëtuar në muajin nëntor dhe te alokuara në muajin dhjetor pas mbylljes së vitit fiskal, ndërsa shuma prej
18,820.70 euro, janë THVnga fondi burimor (21), të arkëtuara në muajin dhjetor, ndërsa shuma 156.26 euro janë THV
të bartura nga viti 2019.
Blloku kodues: 21/631/16015/200/00000/0111…… shuma 25,113.26 euro
– Shuma prej 8,000.00€ CHWB obligimi ndaj memorandumit,
– Shuma prej 3,000.00€ Sëiss Contact obligimi ndaj memorandumit,
– Shuma prej 11,000.00€ Hidrodrini, obligimi 2020,
– Shuma prej 2,000.00€ Shtepia e sigurte Pejë,
– Shuma prej 1,113026€ subvencione Zyra e Kryetarit.
-Kategoria ekonomike _Investimeve kapitale……..shuma totale 56,247.23 euro, , janë THVnga fondi burimor (21), të
arkëtuara në muajin dhjetor.
Blloku kodues: 21/631/18015/300/50718/0451 Rekonstruim i varrezave të deshmorëve …… shuma 56,247.23 euro
Mjetet financiare për të mbuluar kontratat për projektin e Lapidarit të fshatit Belle dhe Lapidarin Carrabreg i Epërm.
Me shumicë votash edhe kjo pikë ka kaluar.
Pika e gjashtë e rendit të ditës është diskutuar lidhur më Shqyrtimin e Raportit financiarë për vitin 2020 në ketë pikë është diskutuar nga të gjitha grupet parlamentare , janë dhen vërejtje dhe sugjerime. Kjo pikë nuk votohet vetëm diskutohet.
Me shumicë votash edhe kjo pikë ka kaluar.
Pika e gjashtë e rendit të ditës është dikutuar lidhur më Shqyrtimi i Raportit financiarë për vitin 2020
Nga propozimet e KPF-së janë diskutuar dhe miratuar edhe këto pika:;
Kërkesa e KF-DEÇANI’’ për përkrahje financiare ne vlerë prej 7000 mijë euro .Kjo krekës është miratuar për fillim të sezonit pranveror.
Nga drejtoria e Urbanizmit dhe Rekomandim të KPF-së :
1.Të shpallet pronë më interes zgjerimi I rrugës në Qendër të qytetit , pjesë nga parcela nr.00933 shpallet me interes sipërfaqja prej 212meter katror dhe parcela nr.00931-2shpallet me interes sipërfaqja prej 16 metër katror .
2.Rishpallja e pronave me interes , për nevojat e rregullimit te shtratit te lumit –Lumbardh i Deçanit ,vendim I kuvendit dt.30.11.2020.
Këto dy propozime kanë marrë miratimin e asamblesë komunale.
Po ashtu rekomandimi nga Komisioni për emërim të rrugëve dhe KPF-së
- Rruga ‘’Adem H Zukaj ‘’ në fshatin Beleg
- Rruga ‘’Rexhë Pajazitaj ‘’ ne fshatin Isniq edhe këto dy emërtime të rrugëve kanë marrë votën e asamblesë.
Po ashtu:
1.Plani Lokal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për periudhën 2021-2025
2Plani për Deponinë e Mbeturinave Inerte për Komunën e Deçanit
3.Plani për Qendrën e Grumbullimit dhe Magazinimit të Mbeturinave të Vëllimshme .Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe kërkesën e MAPL , kërkohet që këto tri akte të harmonizohen me dispozitat ligjore me vota unanime janë miratuar.
Seanca e radhës mbahte ne fund te mujait Prill .