E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë komunale z.Jashar Dobraj, sot është mbajt mbledhja e XII-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit, ku të pranishëm ishin kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, nënkryetari z.Sami Cacaj, të gjithë drejtorët e drejtorive komunale , përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it dhe Shoqërisë Civile.
Për ketë mbledhje janë parapa këto pika te rendit të ditës :
Rend pune
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për mbrojtjen e të miturve nga dukuritë që dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre,
- Shqyrtimi i Projekt-Statutit të Ndërmarrjes Publike “Higjiena”,
- Shqyrtimi në parim i Projekt Rregullores Për Lartësinë e Taksave ,Ngarkesave ,Tarifave dhe Gjobave Komunale,
- Shqyrtimi i Vendimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë,
- Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit për gjetjen e një zgjidhje për shfrytëzuesit e lokaleve afariste (tani të rrënuara) në rrugën “Luan Haradinaj”,
- Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar , të gjitha pikat e rendit të ditës është diskutuar më rend.
Në pikën e dytë të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e Projekt-Rregullores për mbrojtjen e të miturve nga dukuritë që dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre,kjo projekt rregullore pasi që i është nënshtruar të gjitha proceduarve administrative është miratuar unanimisht nga asambleistët ku pritët që brenda 15 ditëve të nënshkruhet dhe të nisë edhe implementohët plani i paraparë në këtë Projekt-Rregullore.
Edhe pika e radhës e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin i Projekt-Statutit të Ndërmarrjes Publike “Higjiena”.Kjo pik e rendnit të ditës është diskutuar edhe në mbledhjen e kaluar , njëkohësisht ju ka nënshtruar të gjitha proceduarave administrative sot ka mare miratimin e asamblesitëvë .
Kjo ndërmarrje ka të ndërtuar komisionin Komunal të Aksionarëve nga tre anëtaret të subjekteve politike Mehmet Osaj-AAK ,Fatmir Kurmehaj -LDK , Merita Binakaj -PDK.
Ky komision do të këtë edhe dy anëtar të ri që brenda afatit ligjorë do të plotësohen nga kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj.
Edhe pika e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin në parim të Projekt Rregullores për Lartësinë e Taksave ,Ngarkesave ,Tarifave dhe Gjobave Komunale është diskutuar nga asamblesitet pasi që është votuar në parim për të ju nënshtruar procedurave të mëtutjeshme është vendosur së që nga dt 05 Janar 2015, nga Administrata Komunale të në harmoni me ligjin të nxirret një vendim për taksat komunale për veteranet e luftës .
Ndërsa pika e 5-të e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimi n e Vendimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë, ka ngjallur debat nga të gjitha subjektet politike edhe përkundër sqarimeve të dhëna nga drejtori i urbanizmit z.Ramë Melaj , kjo pik e rendit të ditës nuk është votuar nga Asambleistët më të vetmen arsye se kërkoi që për dhëni në shfrytëzim afatgjatë(99) vite të tokës ndërtimore komunale të sillen paraprakisht planet ideore se çka konkretisht do të ndërtohet në pronat komunale dhe cili është interesi i komunës në këtë rast mandej të diskutohet për këtë temë .Kjo pik e rendit të ditës nuk është votuar i mbetet ekzekutivit komunal që të përgatite më plan ideor dhe arsyeshmëri për të diskutuar dhe aprovuar pastaj në seancat e radhës .
Ndërsa pika e radhës e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e kërkesës së Kryetarit për gjetjen e një zgjidhje për shfrytëzuesit e lokaleve afariste (tani të rrënuara) në rrugën “Luan Haradinaj”, kjo pik e rendit të ditës më vota absolute ka kaluar .Më poshtë mund të shihni edhe kërkesën e kryetarit të komunës z.Rasim Selmanaj, drejtuar asamblistëve.
Zyra për Integrime Evropian Kthim dhe Komunitete kohë më par ka formuar edhe një grup punues për hartimin e Planit Lokal te veprimit për Ri-integrim të Personave të Riatdhesuar , ky plan më kërkesën e zyrtarit të këtij dikasteri z.Nezir Balaj dhe më miratimin e KPF-së sot është diskutuar edhe nga asamblistët ku është votuar më të vetmin kushte që deri më dt 10 Janar 2016, të mirën parasysh edhe rekomandimet e Asambleistëve në mënyrë që të jetë një dokument i plotësuar në tersi pasi që është edhe njëri nder kriteret që përmbush vendi ynë për liberalizim të vizave.