Kryetari I komunës z.Rasim Selmanaj, drejtori I DKA-së , z.Qazim Maloku , drejtori I shërbimeve publike z.Izet Zenuni ,kanë pritur në takim drejtoret e të gjitha shkollave të komunës së Deçanit ku se bashku kanë diskutuar lidhur më investimet që do behën në shkollat e komunës së Deçanit nga projekti për efiqencë të energjisë 2014-2020. Ditë më parë është nënshkruar një marrëveshje për hartimin e planit komunal për efiqencë të energjisë 2014-2020. Komuna e Deçanit në kuadër të këtij aktiviteti merr obligimin dhe angazhimin përmes drejtorëve të shkollave që të konkuroi në këtë projekt shumë të rëndësishëm , projekt ky që do të ul koston e funksionalizimit të objekteve publike e ne veçanti te objekteve shkollore . Pritet që Brenda vitit 2015 do të rinovohen tri objekte shkollore të komunë së Deçanit, për te vazhduar në vitet në vijim me këtë numër që po shpresojmë që deri ne vitin 2020 do të rinovohen më shumë se 10 shkolla (termo izolim, ngrohje qendrore, ndërrim dyer dhe dritare etj).