Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës në Deçan ka mbajt takimin e rregullt, ku të pranishëm ishin anëtarët e rregullt të këtij komiteti, përfaqësues nga Policia e Kosovës, UNMIK-ut,KFOR-it dhe OSBE-së.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, takimin e nisi kryesuesi Muharrem Sadrijaj. Gjatë këtij takimi, janë trajtuar një varg çështjesh, që lidhen me gjendjen e komuniteteve të caktuara në shoqërinë e Deçanit.
Shaban Pejqinoviq, nga zyra e ZLK-së i informoi anëtarët e komitetit, për kohën derisa është mbajt takimi i më herët, ku brenda kësaj kohë në komunën e Deçanit ka pas 2 persona të riatdhesuar nga bota e jashtme të komunitetit Shqiptarë.
Ne si zyrë kemi kërkuar që këta persona të përfitojnë nga plani i biznesit për personat e riatdhesuar ku tre prej tyre kanë plotësuar dokumentacionin për të nisur trajnimin për hartimin e planit të biznesit . Ndërsa nga përfaqësuesi i policisë së Kosovës thuhet se brenda kësaj situate në komunën e Deçanit ka qen e qetë pa ndonjë raste për tu theksuar. Znj.Sanije Thaqi bëri të ditur se Brenda muajit që lamë pesë bashkë më OJQ-JETA në Deçan, kemi vizituar komunitetin RAE ku kemi nda 36 paketa më ndihma për ketë komunitet po ashtu kemi nda edhe karroca për njëra më nevojë si dhe gjera tjera të nevojshme. Po ashtu është bë e ditur janë bë përpjekje që për komunitetin RAE të organizohet shkollë verore për këtë komunitet por nuk ka interesim nga ky komunitet.