Në përvjetorin e rënies së Dëshmorëve , martirëvë të fshatit Irzniq,në Sallën e Asamblesë Komunale është mbajte Akademi përkujtimore ku janë përkujtuar :
Magjun Malë Çekaj, Altin Haskaj ,Gëzim Dervishaj,Armend Daci ,Berhan Dervishaj, Blerim Dervishaj,Daut Aliçkaj, Dinë Çekaj,Halil Berisha ,Malë Zejnaj ,Mustafë Çekaj ,Tahir Dervishaj
Himë Dervish Dervishaj, Zeqë Isuf Dervishaj, Shkurte Jakup Dervishaj, Hajdin Qerim Dervishaj, Emine Ramë Dervishaj ,Hajdar Smajl Dacaj ,Tahir Smajl Dacaj ,Ramë Osman Aliçkaj, dhe Selim Zenun Aliçkaj dhe veterani i luftës Agim Berisha .
Paraprakisht tek Kompleksi i varrezave në Irzniq , janë bërë Homazhe dhe janë vendos kurora më lule, nga i pari i komunës z.Rasim Selmanaj, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së,bashkëluftëtar dhe familjarë të Dëshmorëve.

