Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , në bashkëpunim më drejtorin e Urbanizmit ,kanë mbajte debat publik me pronarët e tokave ku do të hartohet projekti i Rrugës Unazore, traseja e së cilës kalon nga rruga e bjeshkës nëpër pronën e Bletarisë në drejtim të Hotel Ilirisë, trupon rrugën magjistrale Deçan – Pejë në drejtimin lindor nën shtëpitë e Demhalilëve për të vazhduar në drejtim të Metalikut dhe udhëkryqit të Carrabregut.
Në parim projekti mori përkrahje mbase është në të mirën e qytetarëve. Gjatësia e kësaj rruge është 4 km