E udhëhequr nga Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , është mbajte mbledhja e bordit të drejtorëve.
Kryetari Selamanj gjatë këtij takimi tha se po e fillojmë punën në këtë mandat të ri duke filluar të ndryshojmë nga vetvetja për hire të suksesit dhe premtimeve të bëra në fushatë dhe për të përmirësuar performancen dhe shërbimet tona karrshi qytetarëve tanë.
Në diskutimet e drejtorëve të drejtorive u diskutua për rritje bashkëpunimit në mes të dikastereve përkatëse .
Ndër të tjera nga ky takim z.Selmanaj, kërkoi plan 100 ditorë te detajuar nga të gjithë drejtorët komunal, dhe po ashtu u vendos që mbledhja e bordit e përjavshme të mbahet çdo të premtë duke filluar në ora 9:00 e paradites.