Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit , sot është mbajte mbledhja e parë e Asamblesë Komunale në Deçan e udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë z.Jashar Dobraj.
Për këtë seancë ishte propozuar ky rend pune:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Zëvendësimi i delegates Syzana Mustafaj me delegaten e radhës, Fatime Tishukaj nga subjekti politik AAK dhe dhënia e betimit,
3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2017,
4. Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2017,
5. Marrja e Vendimit për formimin e komisionit për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës dhe Rregulloreve komunale,
6. Formimi i komisionit për implementimin e Rregullores për Subvencione,
7. Inicimi i procedurave për fillimin e revidimit të Planit Rregullues “Qendra” dhe hartimi i hartave zonale për zonën urbane,
8. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbali nga mbledhja e Kaluar nga të gjithë Asamblistët është ber zëvendësimi i delegates Syzana Mustafaj me delegaten e radhës ,Fatime Tishukaj nga subjekti politik i AAK-së mbase Syzana Mustafaj është emëruar Drejtoresh për Buxhet dhe Financa në Komunë.
Është azhur më pikat e rendit të ditës ku është miratua Plani i punës së Kuvendit për vitin kalendarik 2017, dhe pika e radhës e rendit të ditës për marrjen e vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2017
Marrja e Vendimit për formimin e komisionit për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës dhe Rregulloreve komunale, nga Asambleja komunale janë propozuar dhe nga ekzekutivi.
Komisioni ka këtë përbërje :
1. Sanije Thaqi-AKK
2. Hyri Dobrunaj-LDK
3. Blerim Ahmataj-PDK
4.Bashkim Ramosaj –Drejtor i Administratës Komunale
5.Ismet Kukleci-Shef i Personelit
Ndërsa në piken e rendit të ditës është formuar Komisioni për implementimin e Rregullores për Subvencione, nga tri subjektët politike dhe ekzekutivi .
Në këtë përbërje :
1. Imer Thaqi-AAK
2. Fatmir Kurmehaj-LDK
3. Xhevdet Hasanmetaj-PDK
4.Syzana Mustafaj –Drejtoresh për Buxhet dhe Financa
5.Betim Mataj –Drejtor i Zhvillimit Ekonomik
Seanca ka vazhduar më piken e radhës të rendit të ditës lidhur më Inicimin e procedurave për fillimin e revidimit të Planit Rregullues “Qendra” dhe hartimi i hartave zonale për zonën urbane,
Për këtë pikë të rendit të ditës është dhen sqarimi nga drejtori i Urbanizmit Ramë Melaj .Edhe kjo pikë e rendit të ditës është votuarë unanimisht nga asamblistët.
Në të ndryshme kishte edhe pyetje parlamentare.