E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë komunale z.Jashar Dobraj , sot është mbajte mbledhja e I-rë të rregullt .Në pikat e rendit të ditës të cilat ishin paraparë si:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Zëvendësimi i anëtarit të Kuvendit, z.Mustafë Hasanaj me kandidatin e radhës nga i njëjti subjekt politik, z.Mehmet Osaj – dhënja e betimit,
- Formimi i Komitetit për Politikë dhe Financa,
- Formimi i Komitetit të Komuniteteve,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Punës së Kuvendit,
- Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar , në këtë seancë betimin si anëtar i rregullt tashmë i Asamblesë Komunale nga AAK-së z.Mehemt Osaj ,pasi që z.Mustafë Hasanj i cili tashmë është drejtor i liron vendin në bazë të votave.
Në piken e rendit të ditës e cila kishte të bënte me formonin e komitetit për politik dhe financa u dhanë vërejtje se në këtë komitet nuk përfaqësohet gjinia femërore ndërsa deputetja e LDK-së Hyri Dobrunaj, para asamblistëve tregoi se më formimin e këtij komitete edhe një herë dëshmohet se po behët diskriminim ndaj gjinisë femërore por kryesuesi z.Jashar Dobraj ,tha se kjo varet nga subjektet politike prej nga vini pse nuk propozojnë vet kandidatet e tyre
Megjithatë është formuar komiteti për politik dhe financa në këtë përbërje .
1.Jashar Dobraj ..AAK Kryesues I Komitetit
2. Nazmi Selmanaj ….AAK
3. Faton Lokaj …AAK
4. Jeton Mushkolaj…LDK
5. Halil Dervishaj…..LDK
6. Blerim Ahmataj ..PDK dhe
7. Bilall Haderxhonaj …VV
Për këtë komision nga Asamblisti Z.Nazmi Selmanaj, është dhënë një propozim që te shikohet mundësia e rritjes së këtij komisionit për politik dhe financa e të këtë edhe përfaqësim nga gjinia femërore nga dy subjekte politike LDK dhe AAK .
Po ashtu në këtë seancë është formuar edhe komiteti I komuniteteve ne këtë përbërje.
1. Sanije Thaqi …AAK
2. Albert Kurtulaj …LDK
3. Harka Halilaj …..Komuniteti .. Boshnjak
4. Muharrem Sdrijaj ..Komuniteti Egjiptian
5. Bashkim Rrukaj …Komuniteti Rom ( me mundësi zëvendësimi me Xheve Belaj)
6. Sllavisha Jaksimoviq …Komuniteti Serb
7. Millanka Popoviq ….Komuniteti Malazez
Në piken e 5-të te rendit të ditës e cila ka të bëjë më rregulloren e punës së Kuvendit në parim është aprovuar nga Asamblistët për te ber plotësim ndryshime pasi që dha edhe sqarimet e duhura drejtori i Administratës z.Bashkim Ramosja .
Ramosaj kërkoi që në nenin 46 ,nenin 52 dhe 33 të këtë ndryshime për çka edhe te gjithë asamblistët ishin te pajtimit që në mbledhjen e ardhshme serish të sillet rregullorja e punës më këto plotësime te reja .
Gjatë kësaj seance kryesuesi Jashar Dobrja ,kërkoi që të formohet komisioni për emërtimin , riemërtimin e rrugëve dhe shesheve të Komunës së Deçanit .
Ky komision është formuar në këtë përbërje:
- Nurije Cacaj…AAK
- Sadik Çekaj…AAK
- Muhamet Bojkaj …AAK
- Fatmir Kurmehaj …LDK
- Albesa Cacaj..LDK
- Merita Binakaj …PDK
- Selim Lokaj ……VV