E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë komunale z.Jashar Dobraj,sot është mbajt mbledhja e II-të e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa. Për këtë mbledhje ishin të para këto pika të rendit të punës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Shqyrtimi i Strategjisë Komunale për Informim dhe komunikim,
3. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2014 në vitin 2015,
4. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë ,
5. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për këmbimin e pronës së palujtëshmë të Komunës me pronën private të personit fizik,
6. Shqyrtimi në parim i Projekt-Rregullores për kushtet e mbajtjes së qenëve dhe maceve, si dhe mënyrën e veprimit në rast të braktisjes ose humbjes së tyre,
7. Shqyrtimi i kërkesave,
8. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar ,të gjitha pikat janë trajtuar një nga një nga anëtarët e KPF-së , Shqyrtimi i Strategjisë Komunale për Informim dhe komunikim,ka mare dritën e gjelbërt për asamblenë komunale mbase i është nënshtruar të gjitha proceduarve , Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2014 në vitin 2015,këto të hyra të bartura nga viti 2014-2015që janë në vlerë prej 53,310,11 € të specifikohen dhe të sillen ne mbledhjen e Asamblesë Komunale që do të mbahet më 28.02.2015, për miratim se ku do të orientohen këto mjete të bartura. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë , edhe kjo pikë e rendit të ditës është trajtuar nga KPF-së dhe është kërkuar që në seancën e Asamblesë komunale të sillet më tepër material për diskutim lidhur më dhënie më koncesion për 99 vjet të pronës komunale . Shqyrtimi në parim i Projekt-Rregullores për kushtet e mbajtjes së qeneve dhe maceve, si dhe mënyrën e veprimit në rast të braktisjes ose humbjes së tyre, edhe kjo pikë e rendit të ditës është diskutuar dhe ka mare dritën e gjelbër për Asamblenë komunale duke marë parasysh se kohëve të fundit shtimi i numrit të qenve endacak dhe rreziku sidomos tek fëmijët bën që kjo çështje të trajtohet urgjent dhe të mos vihet në pikëpyetje diskutimi i draft rregullores . Në të ndryshme si propozim i kryetarit të komunës z.Rasim Selmanaj , që i dedikohet KPF-së dhe Asamblesë Komunale në Deçan , për ndarjen e titullit ,,QYTETAR NDERI I DEÇANIT’’(Post Mortum) gjeneral major Lulzim Morina ,nga Lypjani , komandant i Brigadës 135 ,,Agim Zeneli’’ të UÇK-së Të gjitha pikat e rendit të punës janë diskutuar dhe janë rekomandu për Asamblenë komunale që do të mbahet më dt 28.02.2015