Në këtë seancë të rregullt të asamblesë komunale pikat e rendit të ditës që ishin te propozuara
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2014,
- Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2013 në vitin 2014,
- Marrja e Vendimit për themelimin e Çmimit “Krenaria e Deçanit”,
- Plotësimi i KPF-së me dy anëtarë nga gjinia femërore dhe një anëtar nga Grupi parlamentar i LDK-së,
- Të ndryshme.
Ndonëse në këtë seancë ishte parapa që të diskutohet edhe memorandumi i mirëkuptimit mes komunës së Deçanit dhe Manastirit i propozuar nga Ambasada Gjermane , nuk ka ndodhë një gjë e tillë më vet faktin se grupi parlamentar i AAK-së konkretisht kryesuesi i grupit parlamentar Imer Thaçi , kërkoi që ky memorandum të shtyhet për një kohë te pa caktuar për çka dhe mori pëlqimin e të gjithë asamblistëve.
Po ashtu në këtë seancë është aprovuar një zëri vendimi për shpalljen e zonave me interes me qellim te përfitimit publik të Komunës se Deçanit, në ngastrat kadastrale të kësaj komunë por që përfshihet edhe pushimorja e fëmijëve dhe të rinjve,, Pishat e Deçanit’’.
Ky vendim është aprovuar një zëri nga të gjithë asmableistët e të gjitha subjekteve politike.
Kjo seancë e kryesuar nga kryesuesi Jashar Dobraj, ka vazhduar punimet më Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, pastaj Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2014,ku është kërkuar që pas mbajtës së KPF-së , rekomandimet e dala nga KPF, te u dërgohen Asamblistëve me herët e jo gjatë seancës për çka dhe është vendose që të paktën 3 dit para seancës të jetë edhe materiali i KPF-së.
Ne piken e rendit të ditës marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2013 në vitin 2014, gjithçka që ka të bëj më këtë takim sqarimet e duhura u dhanë nga Drejtori për Buxhet dhe Finaca dhe kjo pik e rendit të ditës është votuar nga të gjithë asambleistet.
Ndonëse komuna e Deçanit me vendimin e Asamblesë ka themeluar disa çmime që u ipet njerëzve që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme sot në këtë seancë është marrë edhe një vendim dhe është votuar nga të gjithë asamblistët për themelimin e Çmimit “Krenaria e Deçanit”,, kjo pik e rendit të ditës është votuar një zëri dhe është vendosë që në bazë të kërkesave që do të behën në të ardhmen sa i përket dhënies së këtij çmimi të formohet edhe komisioni nga të gjitha subjektet politike në asamble.
Sot në këtë seancë ka dhënë betimin Ramdan Tahiraj nga radhët e LDK-së , ku deri më tani pjesë e kësaj Asambleja ishte Jeton Mushkolaj ,por ligji mbi shërbyesit civil nuk e lejon po ashtu është bërë edhe zëvendësimi i anëtarit të KPF-së nga Jeton Mushkolaj me Farije Haklaj nga radhët e LDK-së .
Në piken e V-të për Plotësimin e KPF-së me dy anëtarë nga gjinia femërore dhe një anëtar nga Grupi parlamentar i LDK-së, që do të thotë se të rriten edhe për dy anëtare nuk është aprovua dhe KPF Mbetet serish në përbërje prej VII-të anëtarëve. Ne të ndryshme janë diskutuar edhe një serë kërkesash të natyrave të ndryshme .