E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z. Jashar Dobraj, sot është mbajte mbledhja e IX-të të rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit.
Në këtë mbledhje kanë qen te paraparë këto pika të rendit të ditës:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,Shqyrtimi i projekt-Rregullores për Bashkëpunimin e Komunës me Fshatratë, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në teritorin e Komunës së Deçanit,Shqyrtimi i raportit financiar 9(nëntë) mujorë,Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, është vazhduar me piken e dytë lidhur më Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,Shqyrtimi i projekt-Rregullores për Bashkëpunimin e Komunës me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Deçanit.
Drejtori i Administratës komunale z.Bashkim Ramosaj , dha sqarimet e duhura për ketë rregullore dhe kërkoi nga asambleistet që ta miratojnë në parime në mënyrë që kjo rregullore ti nënshtrohet proceduarve të mëtutjeshme .Pasi u diskutua se janë mbajte edhe takime lidhur më këtë rregullore nga Asamblistët është miratuar kjo rregullore për të vazhdua më proceduar të mëtutjeshme.
Ndërsa në piken e radhës të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimi e raportit financiar 9(nëntë) mujorë,.Lidhur më këtë pikë të rendit të ditës si nga pozita poashtu edhe nga Opozita është kërkuar që te sjelle një raport analitik dhe drejtori i buxhetit dhe financave të jetë prezent .
Ndërsa në të ndryshme janë ngritur disa shqetësime .
Nga Asamblisti i Vetëvendosjes z.Bilall Haderxhonaj, është ngritë si shqetësim , prerja e pyjeve , në komunën e Deçanit,
Imer Thaqi nga AAK-ja , ka ngritur si shqetësim dëmtimin e shenjave të emërimit të rrugëve nëpër fshatrat e komunës së Deçanit.
Syzana Mustafaj ,nga AAK-ja ,ngriti si shqetësim çështjen e shkollave të komunës së Deçanit pas vizitave të bëra në Komiteti i Arsimit , në theks të veçantë gjendjen e dy shkollave në fshatrat Lumbardh dhe Maznik.
Fahrije Haklaj nga LDK-ja ,ngriti si shqetësim çështjen e hedhjes së mbeturinave poashtu edhe kanalizimit të ujërave të zeza në Komunën e Deçanit.
Dhe disa kërkesa tjera.
Është mare vendim që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për dëmtimin e pyjeve shqetësim ky i ngritur në këtë seancë.
Ndërsa në seancën e radhës pikë e veçantë e rendit të ditës te jetë raporti i Komitetit të Arsimit.
Poshtu është nxjerr si rekomandim që të xhindet mënyra për sanksionim të personave që hedhin mbeturina .