E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë z.Jashar Dobraj , sot është mbajte mbledhja e VI-të e Kuvendit të Komunës së Deçanit,ku në këtë mbledhje ishte propozuar vetëm një pikë e rendit të ditës :
Shqyrtimi i kërkesës së anëtarëve të Kuvendit rreth Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr.ref.AGJ 943/16, rreth pronës kontestimore të dy Ndërmarrjeve Shoqërore “APIKO” dhe “ILIRIA” në Deçan.
Fillimisht për të gjitha procedurat lidhur më këtë vendim ka dhënë sqarimet e duhura avokati i komunës z. Dukagjin Povataj po ashtu dhe drejtori i Administratës komunale z.Bashkim Ramosaj.
Ndërsa kanë dhënë mendimet e tyre në këtë seancë edhe asamblistët Muhamet Bojkaj- AAK,Enver Likaj-AAK, Ramadan Tahiraj-LDK, Fatmir Kurmehaj-LDK, Xhevdet Hasanmetaj-PDK, Enver Osdautaj-AAK, Sanije Thaçi-AAK, Bilall Haderxhonaj-AAK, dhe Nurie Cacaj-AAK.
Të gjithë kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur më vendimin e marrë për faljen e 23 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit. Edhe kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj nder të tjera tha se unë e kam kundërshtua këtë vendim dhe e kam quajtur vendim të turpshëm dhe jam i gatshëm që të përballëm më të gjitha pasojat në të ardhmen sepse jam i përzgjedhur nga populli dhe jam bashkë më qytetarët në mbrojtje të interesave të tyre tha nder të tjera Selmanaj.
Në këtë seancë është zgjedhur edhe një komision në këtë përbërje :
Komisioni:
1. Imer Thaqi-AAK,
2. Halil Dervishaj-LDK,
3. Xhevdet Hasanmetaj-PDK,
4. Bashkim Ramosaj-Ekzekutivi,
5. Dukagjin Povataj-Ekzekutivi
6. Selim Lokaj –Lidhja e Historianëve ,
7. Xhavit Rexhahmetaj-,,Apiko’’
Ky komisioni ka nxjerrë një Deklaratë (kundërshtuese) e cila deklaratë ju
dërgohet :
Të gjitha Institucioneve Relevante të Republikës së Kosovës !