Është mbajte mbledhja e VI-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit ku janë diskutuan këto pika të rendit të ditës .
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të jashtëm,
3. Marrja e Vendimit për binjakëzim të Komunës së Deçanit me Komunën e Plavës,
4. Marrja e Vendimit për pushim të anëtarëve të Kuvendit të Komunës,
5. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar në pikën e parë të rendit të ditës ku për diskutim ishte Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të jashtëm .
Ani pse ky raport nuk duhet të votohet nga asamblistët por hidhet vetëm diskutohet nga asamblistët një pjesë e asamblistëve e vlerësuan si raport të suksesshëm por megjithatë pati kritika të opozitës të cilët nuk e vlerësuan drejt raportin e auditorit të jashtëm por pas gjithë diskutimeve dhe debatit sidomos nga asamblistët e opozitës kryetari I komunës z.Rasim Selmanaj , sqaroi në të gjitha pikat lidhur më këtë raport ku nder të tjera tha se
Sipas opinionit te Auditorit Pasqyrat financiare janë paraqit në mënyrë të sinqertë në të gjitha aspektet materiale, pranimet dhe pagesat për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2012 në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik ‘’Raportimi Financiar sipas Kontabilitetit të Bazuar në Paranë e Gatshme’’ dhe me Rregullën Financiare Nr. 07/2011 Pasqyrat Vjetore te Organizatave Buxhetore.
Llojet e ndryshme te Opinioneve nga Auditori i Jashtëm janë:
1. Opinion i pakualifikuar
2. Theksim i çështjeve
3. Opinion i kualifikuar
4. Opinion i kundërt
5. Mohim i opinionit
Siç shihet edhe ne Raportin e Auditorit për vitin 2012 ne jemi renditur ne Opinionin e dytë Theksim i çështjeve pra duke e bërë një krahasim me vitet e kaluara ne si komune kemi rezultate pozitive e te cilën e tregon edhe vetë ky raport.
Opinioni : Theksim i çështjes
Auditori i Jashtëm tërheq vëmendjen për çështjet e mëposhtme:
· Për disa prona mund të ketë paqartësi në lidhje me të drejtat e pronësisë midis Komunës dhe Agjencive të tjera të ndryshme të Qeverisë së Kosovës, si dhe te behet një vlerësim me real i aseteve.
Sqarim: Vlerësimin e pronave komunale i cili është problem ne terë Kosovën do te mundohemi qe ne vitin e ardhshëm te ndajmë mjete financiare për realizimin e këtij projekti, sepse Komuna nuk ka te drejt te bëjë vlerësim te pronave por duhet te kontraktohet një firmë e licencuar.
Komuna nuk ka ndonjë dokument formal nga palët e treta që të mbështesë përfundimin dhe transferimin e tyre në Komunë. Komuna nuk ka paraqitur informacionin krahasues në 2010 për pagesat nga palët e treta.
Sqarim: edhe pse ne ua kemi prezantuar kontratat dhe marrëveshjet e nënshkruara me palët e treta Auditori ka kërkuar qe te kërkojmë nga donatoret edhe nga një konfirmim shtesë për donacionet e dhëna. Këto konfirmime nuk na janë dhënë me arsyetimin e donatoreve se ekzistojnë kontratat dhe marrëveshjet dhe nuk është e nevojshme.
Konkluzion për Përputhshmërinë
Bazuar në punën e Auditorit të përshkruar në këtë raport, aktivitetet, transaksionet financiare dhe informacionet e reflektuara në pasqyrat financiare, janë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me autoritetet që i qeverisin ato.
1 Burimi kryesor e i besueshëm i informacionit për përgatitjen e pasqyrave financiare është Free Balance. Meqenëse Free Balance nuk përdoret për të regjistruar pagesat nga palët e treta dhe faturat e papaguara, nuk mund të përdoret vetëm që të prodhojë pasqyra të plota financiare.
Sqarim : Po ne gjatë punimit te Pasqyrave financiare shfrytëzojmë edhe raportet e freebalancit dhe raportet tona te brendshme.
2 Megjithëse Kryetari i Komunës dhe Zyrtari Kryesor Financiar kanë nënshkruar Deklaratën për prezantimin e pasqyrave financiare, Komuna nuk ka dorëzuar një draft final të pasqyrave financiare në gjuhën serbe deri me 31 janar 2013.
Sqarim :Ne te ardhshëm do te mundohemi qe ta implementojmë këtë rekomandim.
3 Meqenëse Komuna nuk ka implementuar një sistem faturimi automatik dhe gjithëpërfshirës, ekziston një pasiguri lidhur me plotësinë e të arkëtueshmeve dhe të hyrave që Komuna mund të fitojë, dhe aftësinë për të përgatitur një buxhet të besueshëm dhe të saktë, për të raportuar një raport të saktë arkëtueshmërie, dhe për të monitoruar arkëtimet e të hyrave vetanake në kohë.
Sqarim :Sa i përket sistemit te faturimit komuna veç e aplikon kurse sa i përket disa të hyrave te cilat nuk mund te faturohen përmes këtij sistemi siç janë certifikatat e ndryshme etj. Sepse nuk mund te dimë me saktësi se sa do te lëshohen ne vit ,sepse këto lëshohen vetëm ne bazë te kërkesave te qytetareve por ato planifikohen përafërsisht.
4. Ne kemi identifikuar një numër mospërputhjesh me Ligjin Nr. 04L-042 “Ligji i Prokurimit Publik në Kosovë” (i ndryshuar). Mospërputhje të tilla janë të lidhura me procedurat e kërkuara të cilat Komuna nuk i ka kryer dhe dokumentuar.
Sqarim :Me ndryshimin e ligjit te prokurimit kanë mund te ndodhin gabime teknike ne përshtatje te tij mirëpo nuk ka diçka te theksuar.
5 Edhe pse Komuna mund të jetë e përfshirë në disa çështje të vogla ligjore dhe mund të kërkohen flukse dalëse monetare të ardhshme në të ardhmen e afërt, Komuna nuk ka ndonjë procedurë formale që do të siguronte informacion të plotë, të përshtatshëm dhe të besueshëm për regjistrimin e provizioneve dhe detyrimeve kontingjente.
Sqarim :Edhe pse ne nuk kemi paraqitur detyrime te tilla ne pasqyra sepse nuk kemi pasur, prapëseprapë Auditori ka shprehur një mendim te tij.
6 Komiteti i Auditimit te Brendshëm nuk ka mbajtur takimet e parapara.
Sqarim :Ky komitet është themeluar mirëpo nuk ka mbajtur takimet e rregullta ,por do te kujdesemi qe sa më parë te funksionoi sipas legjislacionit ne fuqi. Kështu dha në të gjitha pyetjet kryetari Selmanaj, sqarimet sa i përket pikës së rendit të ditës lidhur raportin e auditorit të jashtëm
Në pikën e rendit të ditës lidhur më binjakëzimin e komunës së Plavës dhe komunës së Deçanit ,një zëri është miratuar kjo pik e rëndit të ditës ,mbase është dhënë arsyeshmëria nga i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , sepse kjo komunë na lidhë si më kulturën , numrin e madhe të banorëve që ka shqiptarë, po ashtu në të ardhmen edhe projektet e përbashkëta si rruga Nacionale Deçan-Plav ,dhe projekte tjera që pritet ti kem si dy komuna të binjakëzuar .
Në të ndryshme u dha propozimi nga drejtoria e emergjencave për ndërtimin e objektit të ri të zjarrfiksave objekt ky i cili do të ndërtohet në ish pronën e kooperativës në dale të qytetit të Deçanit, ku tashmë kjo pronë i është kthyer komunë së Deçanit.
Njëkohësisht në të ndryshme është propozuar që ditët e vikendit të shtohet personeli mjekësorë në shtëpinë e shëndetit,,Adem Ukëhaxhaj’’, pasi që është stina e verës dhe numri i banoreve rritet sidomos nga shtete e perëndimit që vijë për pushim ne Kosovë e kjo dukshëm shton edhe numrin e pacienteve edhe gjatë ditëve të vikendit ku, kështu është mare pëlqimi nga të gjithë asamblistët dhe pritet vetëm që te nxirret vendim nga drejtoria e shëndetësisë.
Si çdo vit edhe kësaj radhe hidhet në aprovim nga vet asamblistët që te votohet që muaji Gusht të jetë pushim për te gjithë asamblistët.