E udhëhequr nga Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , është mbajte mbledhja e rregullt e bordit të drejtorëve.
Pikat e rendit të ditës në këtë takimi ishin:
1 .Përcaktimi i veturave për përdorim sipas drejtorive
2. Tatimet dhe të hyrat në komunë
3. Të ndryshme
Pasi të gjithë u pajtuan më këto pika të rendit të ditës kryetari Selmanaj, në pika të shkurtëra njoftoi drejtorët se përdorimi i veturave të cilat janë aset i Komunës sipas Drejtorive është përgjegjësi e drejtorëve sepse duhet të bartin llogari për secilën veturë e cila është e përcaktuar që të përdoret për drejtorinë përkatëse. Më këtë kërkesë të kryetarit Selmanaj, janë dakorduarë të gjithë drejtorët të cilët ishin të pranishëm në takim.
Në pikën e dytë të rendit të ditës lidhur më tatimet në pronë dhe të hyrat në komunës fillimisht kryetari Selmanaj, tha se e kuptojmë gjendjen ekonomike të secilit nga qytetarët ne jemi për një kompromis të pagesës më rata por ne asnjë mënyrë të falet askush dhe ti ik përgjithësisë se obligimeve nga Komunës.
Një elaborimë më të gjerë e bëri edhe drejtori për buxhet dhe Financa Agron Demukaj, i cili tha se borxhi gjatë vitit që lamë pas është mjaft i larët andaj ne si komunës do të jem dakord që fillimisht të paguhet 30% e borxhit ndërsa 70% gjatë vitit .Fillimisht kërkoi nga drejtoria e shërbimeve publike që lokaleve që janë pronë komunale serish të ju ofroi kontrata për vitin kalendarik 2014 ndërsa nga e hëna më dt 07 Shkurt 2014 , të ndermirët një aksion për shpërndarjen letërkujtesave në çdo lokal dhe tu ipet afat deri në fund të javës që i bije deri më 14 Shkurt, që të fillojnë të fshijnë borxhin ndaj komunës tha Demukaj.
Në piken të ndryshme nga drejtoria e Urbanizmit konkretisht nga Drejtori Ramë Melaj është kërkuar që brenda komunës të formohet një komision për regjistrim të objekteve dhe përdorimin e tyre prej viteve të 90-ta dhe pas viteve të 90-ta.
Në të ndryshme po ashtu janë shqyrtuar edhe kërkesat e qytetarëve të cilat kryesisht kishin të bënin më ndihmë në mjetë financiare për çka edhe komuna do të shoh në një të ardhme të ndajë një fond për këtë kategori njerëzish në nevojë.
Po ashtu të hënën nga të gjitha drejtoritë do të dorëzohet plani i punës për 100 ditkëshin e parë të vitit 2014 .