U mbajt mbledhja e rregullt e Komitetit të Komuniteteve. Të pranishëm ishin anëtarët e komitetit, përfaqësus të UNMIK- ut, përfaqësus të Policisë, përfaqësus të OSBE- së, përfaqësus të KFORIT dhe qytetar të tjerë.
Në këtë mbledhje u diskutua për pikat;
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Raporti nga ZLK- ja;
3.Të ndryshme.
Pas aprovimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj më raportin nga ZLK- ja, z. Shaban Pejçinoviç tregoj që këtë muaj nuk kemi pas raste të riatdhesimit.
Anëtarja e këtij komuniteti, Albesa Cacaj, i parashtroj disa pytje dhe kërkesa të cilat kontribojnë në mirëqenien ekonomik të komuniteteve, veçanërisht për familjen Çekiqaj.
Mbledhja e radhës do të mbahet muajin e ardhshëm.