E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë komunale z.Jashar Dobraj është mbajte mbledhja e V-të e rregullt e KPF-së më ketë rend pune.
Rend pune
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2018-2020,
- Shqyrtimi i Rregullores së tatimit në pronë për vitin 2018,
- Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për procedurën e ndërtimit të objekteve me karakter të përkohshëm në pronat e personave fizik dhe juridik , (materialin e posedoni nga mbledhja e kaluar),
- Shqyrtimi i Draft-Programit për banim social të Komunës së Deçanit, (materialin e posedoni nga mbledhja e kaluar),
- Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për dhënien e pëlqimit për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën private, (materialin e posedoni nga mbledhja e kaluar),
- Trajtimi i Peticionit të Këshillit të fshatit Strellc i Epërm-Lagja Mujaj
- Shqyrtimi i kërkesave,
- Të ndryshme.
Për të gjitha pikat e rendit të punës është diskutuar nga anëtarët e KPF-së , ndërsa pika e 6-të e rendit të ditës më rekomandim të KPF-së nuk do të trajtohet në seancën e rregullt të asamblesë komunale e cila do të mbahet ditën e enjte më dt.28 Qershor 2017 më fillim në ora 10:00