Është mbajte mbledhja e VI-të e rregullt e Komitetit për Politik dhe Financa.
Në këtë mbledhje si pika të rendet të ditës ishin :
1. Shqyrtimi dhe miratimi i proqesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB)
3. Shqyrtimi i zonimit të Parkut Nacional për territorin e Komunës së Deçanit (Materialin e posedoni nga mbledhja paraprake)
4. Shqyrtimi I kërkesës së Drejtorisë për Urbanizëm për ndryshimin e etazhit në një pjesë të Planit Rregullues –Zona e parë,
5. Shqyrtimi I kërkesave ,
6. Të ndryshëm
Pas miratimit të proqesvebalit nga mbledhja e kaluar ,në piken e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), në këtë pike të rendi të ditës është dhen propozim që në linjën buxhetore për hapjen dhe asfaltimin e rrugëve të mirën 50 mijë euro, për hartimin e planit të turizmit për çka edhe janë dakorduar KPF-ja , vazhdon të mbete shqetësuese çështja e arsimit në linjën e pagave.
Në piken e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e zonimit të Parkut Nacional për territorin e Komunës së Deçanit (Materialin e posedoni nga mbledhja paraprake), shqetësim i përgjithshëm mbetet zona e 3A , por është dhen një propozim që të mbahet takim më banorët e fshatrave nëpër vendbanimet ku ata jetojnë por që kanë bjeshkët e tyre që të përcaktojnë vet zonën 3A që identifikohet si zona e ndërtimit.
Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Urbanizëm për ndryshimin e etazhit në një pjesë të Planit Rregullues –Zona e parë, për ketë pikë të rendi të ditës është thënë se duhet të mblidhet këshilli I ekspertëve që të japin mendimin e tyre profesional për ndryshimin e etazhit në një pjesë të Planit Rregullues –Zona e parë,
Të gjitha këto pika të rendit të ditës do të diskutohen në mbledhjen e rregullt të asamblesë komunale e cila do të mbahet më 29 Qershor(e hënë) 2015 , më fillim në ora 10:00