Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e VI-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet me dt.25.07.2017/e marte/, në ora 11:00, në Sallën e Konferencave në katin e tretë të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Shqyrtimi i propozimit për Transfer/Rialokim të mjeteve buxhetore brenda kodeve ekonomike të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale,
3. Shqyrtimi i propozimit për Transfer/
4.
5. Rialokim të mjeteve buxhetore brenda kodeve ekonomike të Drejtorisë për Arsim,
6. Shqyrtimi i propozim-Vendimit për këmbimin e pronës Komunale-ngastra 429 me pronën private(materialin e posedoni nga mbledhja e muajit Maj),
7. Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për marrjen e Vendimit për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën private, (materialin e posedoni nga mbledhja e muajit Maj),
8. Shqyrtimi i kërkesave,
9. Të ndryshme.
Pas diskutimit te të gjitha pikave të rendit të ditës nga anëtarët e KPF-së të pranishëm në këtë takim të gjitha pikat janë proceduar për trajtim në mbledhjen e Asamblesë Komunale e cila do të mbahet më dt.28.07.2017, e Premte në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.