E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Jashar Dobraj , ësht mbajte sot mbledhja e VI-të e rregullt e Asamblesë komunal .
Në këtë mbledhje të rregullt i pranishëm ishte i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , nënkryetari Sami Cacaj, dhe stafi përcjellës përfaqësues të Ministria e Mjedisit dhe planifikimit hapësinorë .Si pikë më e ndishme në këtë seancë ishte shqyrtimi i zonimit të parkut Nacional për territorin e Komunës së Deçanit dhe nxjerrja e Rekomandimeve .
Luan Nushi, drejtor i Institutit për planifikim hapësinor, pasi bëri prezantimin e koncept-dokumentit për planin hapësinorë Parkut Kombëtar ,,Bjeshkët e Nemuna’’tha se ka më shumë se dy muaj që intensivisht jemi duke punuar për zonimin e këtyre zonave më rendësi për Parkun Nacional Bjeshkët e Nemuna , për këtë arsye jem edhe sot këtu që bashkë të marinë rekomandimet tuaja dhe të bëjmë më të mirën për këto zona.
Kjo pikë e rendit të ditës ngjalli debat tek asmablesitët e të gjitha subjekteve dhe shoqëria civile .Më rekomandimin e Shefit të grupit parlamentarë të AAK-së Imer Thaqi , që të ndërtohet një komision nga asmablesitët dhe ky komision të punoi në teren më grupe të ndryshme janë pajtuar të gjithë asambleistët , dhe kanë ndërtuar komisionin në këtë përbërje Mehmet Osaj ,Enver Osdauta , Bashkim Ramosaj , Xhevdet Hsanmetaj,Sadri Lokaj ,dhe dy anëtar tjerë do të propozohen Brenda 7 ditëve. Këtij komisioni i mbetet të kryej detyrën e tyre të dalin në teren të verifikojnë situatën nga afër të nxjerrin rekomandimet dhe të bashkëpunojnë më komunën poashtu dhe me Ministrinë.
Pik e rendit të ditës ishte edhe Shqyrtimi dhe miratimi I Kornizës Afatmesme Buxhetore 2016-2018, kjo pikë e rendit të ditës ësht diskutuar gjer e gjatë për listën e projekteve kapitale dhe ndarjen e mjeteve buxhetore por dhe ësht votuar më shumicë absolute të votave. Në piken e radhës të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e kërkesës së Drejtorisë së Urbanizëm për ndryshimin e etazhit në një pjesë të Planit Rregullues –Zona e parë kjo pikë e rendit të ditës më rekomandim të KPF-së poashtu dhe me miratimin e Asamblesë komunale , do ti nënshtrohet këshillit të ekspertëve dhe rekomandimet e nxjerra do të diskutohet në seancën e radhës të asamblesë komunale në muajin Korrik.
Të skanuar gjeni listën e projekteve kapitale 2016-2018