Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e Kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive , përfaqësuesve të shoqërisë civile qytetareve u debatua për shumë pika më rendësi për Komunën tone.
Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës,
- Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore të Komunës së Deçanit ,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Model Kodi i Etikës të Komunës së Deçanit,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për shpallje të pronës me interes për Komunën,
- Marrja e vendimit për themelimin e “Vendgjuestisë së përbashkët Lojza” në Komunën e Deçanit,
- Marrja e vendimit për ndërrimin e Stemës së Komunës (prezentimi bëhet me video projektor në sallë)
- Të ndryshme
Para miratimit të rendit të ditës më propozim të tri grupeve parlamentare LDK-së, PDK-së dhe PSD-së , në takimin e rregullt të KPF-së ,është kërkuar se si pikë e rendit të ditës të diskutohet Marrëveshja ndërmjet KK-Deçan dhe KZM në lidhje me rrugën Deçan-Plavë dhe Zbatimi i Kontratës në mes të Komunës së Deçanit dhe kompanisë KELKOS. Ky propozim është diskutuar si pike e parë e rendit të ditës.
Seanca ka nisë më ketë pikë të rendit të ditës ku lidhur më ketë sqarimet e duhura janë dhen nga i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj, ku në diskutim janë përfshi të gjitha subjekte politike duke shprehë pakënaqësitë e tyre po ashtu dhe duke dhëne rekomandimet e tyre .Duke u bazuar në të gjitha diskutimet gjatë kësaj seance kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, kërkoi nga sekretaria e kuvendit qe të nxirët një vendim i përbashkët sa i përket kësaj teme dhe ky vendim te jetë një lloje dokumenti kundërshtues që del nga pakënaqësitë e grupeve parlamentare lidhurm me mos zbatimin e kontratës nga KELKOS.
Seanca ka vazhduar me pikat e rendit të ditës ku pikat 2 dhe 3
2.Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës dhe pika 3.Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore të Komunës së Deçanit , janë votuar në parim për të ju nënshtruar proceduarave të mëtutjeshme dhe diskutimeve publike.
Për piken e 5-të të rendit të ditës janë dhen sqarimet e duhura nga drejtori i Urbanizmit z.Ramë Melaj kjo pikë më shumicë votash është miratuar
Po ashtu për piken e 6-të të rendit të ditës sqarimet e duhura janë dhen nga Drejtori për Bujqësi z.Rifat Stojkaj, edhe kjo pikë e rendit ët ditës më shumicë votash është miratuar .
Pika e 4-të e rendit të ditës pas diskutimeve dhe vërejtjeve nga grupet parlamentare kjo pik e rendit të ditës do të diskutohet në një seancë tjetër ku dhe do të kompletohet dokumenti në tersi nga komuna e Deçanit ka një Kod të Etikes të miratuar në vitin 2010.
Sa i përket pikës së 7-të, të rendit të ditës lidhur me marrjen e vendimit për ndërrimin e Stemës së Komunës është ber prezantimi me an të projektorit , ku janë prezantuar tri modelet më të mira të përzgjedhura nga komisioni profesional, është votuar edhe nga asamblesitët për Modelin e Stemës së parë që komisioni e ka vlerësua me më së shumti pikë .Edhe dy Stemat te tjera vendi i 2-të dhe i 3-të, mbeten aset i komunës ndërsa stema e komunës është kjo në foto.
Seanca ka vazhduar me piken të ndryshëm ku në të ndryshëm pas diskutimit edhe në KPF ,lidhur më kërkesën e Sindikatës se Pavarur te komunës së Deçanit për pagesën e shujtës ditore për 131 Nëpunës Civil në total në vlerë prej 69,168.00 € edhe kjo pikë me shumicë votash është aprovuar mbete tek ekzekutivi komunal qe të gjej mënyrën e pagese se kësaj shume deri në përfundim të vitit.