Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin 44 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 40 të Statutit të Komunës së Deçanit ,sot është mbajte mbledhja e XIV-të, mbledhje solemne- përshëndetëse e Kuvendit të Komunës së Deçanit në mandatin 2017/2021 .Edhe kjo mbledhje është udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehaj,
I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj, Drejtor të drejtorive komunale , përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Për ketë takim ishte propozuar ky rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Përshëndetje-falënderim për punën 4 vjeçare të përbërjes së Kuvendit 2017-2021(fjala e Kryesuesit dhe asamblistëve).
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar , kryesuesi i Asamblesë Dr.Haki Shehaj, i falënderoi për bashkëpunimin në këto 4 vite, Kryetarin, Asambleistët, sekretarin e kuvendit ,ekzekutivin komunal, shoqërinë civile, zyrën për Informim ,mediat dhe të gjithë akteret të cilët për këto 4 vite dhanë kontribut në të mirë të qytetit të Deçanit e ne veçanti Asamblenë Komunale për marrjen e vendimeve dhe koordinimin pozit –opozit, në raste kur ishte edhe e nevojshme për një unanimitet.
Edhe kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , falënderoi kryesuesin Dr.Haki Shehaj , për përkushtimin tij si kryesues , pastaj asambleistët të cilët kanë qen jashtëzakonisht të mirë duke thënë se vendimet e mara për këto 4 vite nga ju kanë ber kthesë të madhe në të mirë të qytetarëve të komunës së Deçanit, andaj falënderim për gjithsecilin veç e veç .
Për këto katër vite punë më përkushtim falënderimet e tyre dhe bashkëpunimin i kanë shpreh edhe një pjesë e asmableistëvë nga të gjitha subjektet politike si dhe ekzekutivi komunal.
Ndryshe seanca e dhënies së betimit për mandatin e ri do të behët më 01.12.2021 më fillim në ora 10:00.