Në bazë të nenit 44 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokal Nr. 03?L-040 dhe nenit 39 të Statutit të Komunës së Deçanit, sot është mbajtue mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale të Deçanit me të vetmen pikë të rendit të ditës:
1.Reagim institucioneve lokale të komunës së Deçanit lidhur me ndalimin e z. Ramush Haradinaj nga autoritet franceze duke u bazuar në kërkesën e padrejtë të Serbisë drejtuar Interpolit dhe nxjerrja e një deklarate kundërshtuese.
Të pranishëm në kët seancë ishin i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , ekzekutivi komunal , KFORI, mediat dhe qytetarë.
Në hapjen e seancës kryesuesi i Asamblesë Komunale të Decanit z.Jashar Dobraj,bëri verifikimin e asamblesitëve ku të pranishëm ishin grupi parlamentar i AAK-së dhe PDK-së, ndërsa seancën e bojkotuan LDK-ja me mospranin e tyre në seanc.
Kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Jashar Dobraj tha se ky fillimvit na ka obligur që seancën e parë të kuvendit ta kemi të jashtëzakonshme , sespe zhvillimet e fundit pas ndalimit të liderit të Alenaces për Ardhmërinë e Kosovës kanë imponuar një gjë të tillë .Nga dita e arrëstimit me dt 04 Janar 2017, e deri me sot ka pasur reagime të ndryshme nga institucione , qarqe , mekanizma ,autoritete dhe forma të reagimit qytetarë të organizuar në formë protestash si brenda Kosovës poashtu në shumë qendra të Evropës dhe Amerikës. Në këtë seancë të jashtëzakonshme kanë folur edhe disa nga anëtarët e asamblesë komunale të cilët njëzëshëm dënuan ndalimin e Haradinajt dhe kërkuan shfuqizimin e arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia, si: Sanije Thaqi , Enver Likaj , Enver Osdauataj dhe Bilall Hadergjonaj nga AAK ndersa nga PDK -Xhevdet Hasanmetaj .
Perderisa kryetari i komunës së Deçanit z,Rasim Selmanaj tha për media se”ky është një vendim i pa pranueshëm dhe absurd por unë dua të besoi se autoritetet franceze do të përmirësojnë gabimin e tyre më kërkim falje ndaj Haradinaj dhe popullit të Kosovës për këtë fyerje për vlerat e qytetërimit në përgjithësi dhe në kët rast Kosovës në veçanti”.
Në këtë seancë të jashtëzakonshme u kërkua lirimi me prcedura të përshpejtuara i ish kryemisitrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së Ramush Haradinajt. Ndërsa, në fund të seancës komisioni pesëanëtarësh i formuar nga ekzekutivi dhe dy partitë AAK dhe PDK por jo edhe LDK, hartuan një deklaratë kundërshtuese e cila u miratua njëzëshëm në asamble. Me këtë rast iu bë thirrje autoriteteve kosovare që të ndalohet ky trend i nëpërkëmbjes së përsonaliteteve emblematike të cilët bartin mbi supet e tyre shumë procese me rëndësi histroike për Kosovën.
Komisioni ka këtë përberje :
1.Mehemet Osaj
2.Enver Likaj
3.Xhevdet Hasanmetaj
4.Bashkim Ramosaj
5.Halil Tolaj
Deklerata i qërgohet :
1.Kryesis së Kuvendit të Kosovës
2.Presidencës së Kosvës ,
3.Qeverisë së Kosovës,
4.Asambles së Shetei Francez
Ju lutem gjeni të bashkangjitur deklaratën kundërshtuese të dalur nga seanca e jashtëzakonshme e asamblesë komunale të Decanit, me anë të së cilës kërkohet lirimi sa më i shpejtë i Ramush Haradinajt, i ndalur nga autoritetet franceze me 4 janar 2017.
Zyra për informim dhe Komunikim -Deçan!