Në bazë të nenit VIII-të , të Udhëzimit administrativ Nr.27/ MPB dhe 03/2012 të MAPL-së për Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi ,sot është mbajte Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i udhëhequr nga kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj.
Si pikë e vetme për ketë takim ishte : Çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit .
Pasi e shpalli të hapur takimin i pari i komunës z.Rasim Selmanaj, tha se ky takim është thirrur për te vetmen temë e cila për momentin është shqetësuese ne komunën tonë por duhet me besu se brenda një kohe te shkurtër gjithçka do të rregullohet e kjo fale bashkëpunimit mes qytetarëve dhe policisë së Kosovës tha Selmanaj.
Komandanti i policisë Tog/Sejdi Dobrja, tha se mare në përgjithësi komuna e Deçanit, sa i përket gjendjes së sigurisë është komunë e qetë më përjashtim të muajit të fundit i cili është shqetësim për qytetaret por edhe për ne si PK, rastet e vjedhjeve sidomos ne regjionin e Vokshit , por falë bashkëpunimit mes qytetarëve dhe policisë jemi duke ber përpjekjet maksimale që këto raste të mos ndodhin e kuptohet duke kapur at që po sjell frikë tek qytetarët. Pos çështjes së sigurisë sot është diskutuar edhe mbyllja e Basteve apo lojërave të fatit i dhe hapja e tyre serish , ky sqarim është dhen nga drejtori i Inspeksionit z.Halil Tolaj, ku nder të tjera tha se ne si komun pas takimit të mbajtur më KKSB-në dhe nxjerrjen e vendimit për mbylljen e të gjitha basteve dhe lojërave të fatit në komunën e Deçanit, të cilat kanë operuar në mënyrë te jashtëligjshme, kemi krye punën ton ku nga 13 sa kanë operuar kemi mbyllu 10 sosh prej tyre, por pse janë hap serish kjo i takon ATK-së .Gjatë këtij takimi janë diskutuar edhe tema tjera .
Vlen te ceket se pjesëmarrja ne ketë takim ishte e mirë ku të pranishëm ishin përfaqësues të PK-së. FSK-së, OSCE-së, UNMIK-ut,KFOR-it, OJQ, Këshilli i bashkësisë Islame ,përfaqësues të komuniteteve , si dhe për herë të parë kishim edhe përfaqësuesin nga Manstiri .