Komiteti për Politik dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot takimin e dytë për vitin 2014.
E udhëhequr nga kryesuesi i këtij komiteti z.Jashar Dobraj , janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës.
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
Shqyrtimi i projekt-rregullores për punën e Komisionit për Emërtimin, Riemërtimin e Shesheve, Rrugëve, Rrugicave dhe Vendeve tjera Publike,
Shqyrtimi i raportit analitik të shpenzimeve për vitin 2013,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit dhe inicimi i procedurës për definimin e kufijve kadastral në mes të Komunës së Deçanit dhe Komunës së Junikut, duke u bazuar, në Marrëveshje të bashkëpunimit në mes të dy Komunave.
Shqyrtimi i kërkesave,
Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar është diskutuar lidhur më projekt- rregulloren për punën e Komisionit për Emërtimin, Riemërtimin e Shesheve, Rrugëve, Rrugicave dhe Vendeve tjera Publike, ku është elaboruarë në të gjitha pikat nga përfaqësuesit e KPF-së po ashtu edhe nga drejtori i Administratës z.Bashkim Ramosaj .Kjo pikë e rendit të ditës kalon në mbledhjen asamblesë komunale për diskutim .
Pika e tretë e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e raportit analitik të shpenzimeve për vitin 2013, është diskutuar nga anëtarët e KPF-së ku është kërkuar edhe sqarimi nga drejtori për buxhet dhe Financa z.Agron Demukaj , në të gjitha shqetësimet e tyre ka dhënë përgjigjej për ti dhënë vijën e gjelbër për diskutim në Asamblenë Komunale .
Edhe Pika e katërt e rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e Raportit të Komisionit dhe inicimi i procedurës për definimin e kufijve kadastral në mes të Komunës së Deçanit dhe Komunës së Junikut, duke u bazuar, në Marrëveshje të bashkëpunimit në mes të dy Komunave është diskutuar dhe janë dhënë sqarimet e duhura nga nga kryetari I këtij Komisionin z.Hasan Hulaj , edhe kjo pikë kalon në Asamblenë komunale për diskutim të mëtutjeshëm.
Në këtë takime është kërkuar që në seancën e Asamblesë te diskutohet lidhur më Javën e Maturës dhe çështjen e sigurisë, kjo kërkesë vijë nga përfaqësuesja e LDK-së znj.Farije Haklaj .
Nga përfaqësuesi I VV- z.Bilall Haderxhonaj , është ngritë një çështje sa I përket çështjes së shëndetësisë në komunën e Deçanit .
Edhe kërkesa e drejtorisë së Bujqësisë për ngritjen e 20 minifermave do të trajtohet në seancën e radhës e cila do të mbahet më dt 28 Mars 2014