Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës z.Rasim Selmanaj, është mbajtur Takimi i Këshillit të Drejtorëve, ku janë diskutuar një serë temash te ngritura nga ky këshill të cilat janë në interes te komunës dhe të qytetarëve.
Takimi është zhvilluar në kuadër të këtyre pikave:
1. Çështja e Gjeodezisë dhe Kadastrës
2. Memorandumi me Junikun
3. Bastorët në Deçan
4. Tatimi në pronë dhe borxhet e vitit të kaluar
Pika e parë e këtij takimi ishte çështja e Gjeodezisë dhe Kadastrës ,si shqetësim i ngritur nga drejtoresha Znj.Hane Lekaj-Berisha ,lidhur më kushtet dhe nevojat tekniko –profesionale të kësaj drejtorie .Nga ky takim është mare një vendim që, në mbledhjen e radhës të Këshillit, të shikohet mundësia e ndarjes së mjeteve për blerjen e aparaturave dhe pajisjet e stafit punues ,si dhe angazhimin e një punëtori për përdorimin e aparaturave të teknologjisë më të re për përfundimin e detyrave në këtë drejtori.
Në pikën e dytë të këtij takimi lidhur më çështjen e Memorandumit mes Komunës së Junikut dhe Deçanit , është mare një qëndrim po nga Këshilli, që të ndërpriten negociatat mes komunës së Deçanit dhe komunës së Junikut për ridefinimin e kufijve,në ndërkohë që komuna e Junikut së shpejti do të njoftohet me shkrim .
Poashtu, është diskutuar për bastoret në Deçan.Është konkluduar me iniciativë të Këshillit që ,në bashkëpunim me institucionet relevante dhe kompetente të gjendet një formë për mbylljen e bastoreve në komunën e Deçanit që janë ne kundërshtim më ligjin.
Ndërsa lidhur më Tatimin në Pronë dhe borxhet e vitit të kaluar u diskutua nga drejtori për Buxhet dhe Financa z.Agron Demukaj,i cili në mes tjerash tha se përkundër punës që është bërë nga stafi komunal në këtë drejtim që të njoftohen të gjithë tatim paguesit, ku vetëm tek bizneset e mëdha llogariten të jen 52 tatimpagues, të cilët nuk i kanë kryer obligimet ndaj komunës , kjo nuk ka ndodh dhe ne kemi mundësinë e fundit që të inicohen procedurat përmes gjykatës nga avokati publik i komunës sepse borxhet janë shumë të mëdha që kapin shifrën mbi 172 mijë euro.
Pjesa përmbyllëse e takimit kishte karakter të konkluzioneve të përgjithshme nga Kryetari z.Rasim Selmanaj për mbarëvajtje dhe zhuritet të punëve në të gjitha drejtoritë.