Duke bazuar në 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave të cilat organizohen në vende të ndryshme në botë, organizata jo-qerveritare ,,Mbrojë të Drejtat Tua”, në bashkëpunim me Zyren për Barazi Gjinore në Deçan dhe organizatën jo-qeveritare ,,Nderi”, në kuader të projektit “Mbrojtja e viktimave të dhunës në familje”, në Komunën e Deçanit i mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës i Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe me mbështetjen e organizatës jo-qeveritare Syri i Vizionit në Pejë, më datë 29 nëntor 2016 e mbajtën tryezën me temë: Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Baza Gjinore, në cilin moren pjesë përfaqesues nga organizata, Zyra për Barazi Gjinore, përfaqesues nga ojq- Nderi, Kryetari i Komunës se Deçanit z.Rasim Selmanaj dhe përfaqesues tjerë nga qeverisja lokale, përfaqesues nga gjykata, nga institucionet e siguris, mbrojtëseja e viktimave, OSBE-e, Zyra për ndihmë juridike falas, Komiteti i Komuniteteve në Komunën e Deçanit, shoqëria civile OJQ- SYRI I VIZIONIT – Pejë, KFOR- LMT, gra viktima të dhunës në familje, gra aktiviste në komune, të rinje nga shkollat e mesme në Deçan. Në këtë tryezë nga ana e Zyrtares për Barazi Gjinore të pranishmit në tryezë u informuan dhe u diskutua për ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Kryetari i Komunës se Deçanit z.Rasim Selmanaj shpreh shqetesimin e tijë për dhunën ndaj grave dhe vajzave veçanarisht në komunën tonë, por që u shprehë që do të vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen për të gjitha institucionet të cilat merren me këto raste dhe shoqërin civile në mënyre që se bashku të parandalojme dhunën ndaj grave dhe vajzave. Ndërsa nga përfaqesuesja e organizatës jo – qeveritare ,,Nderi”, Ganimete Tolaj u informua për aktivitetet dhe ndihmen që është dhenë nga organizata ndryshme jo-qeveritare viktimave të dhunës në familje nga Komuna e Deçanit dhe viktimave të dhunës seksuale të luftës se fundit në Kosovë, nevojat dhe problemet me të cilat ballafaqohen këto gra. Nga përfaqesuesja e organizates MDT, Fitore Shala pjesëmarresit u informaun dhe u diskutuan për rekomandimet e dala nga projektit “Mbrojtja e viktimave të dhunës në familje”, në Komunën e Deçanit, për masat që duhet ndërmeren si shoqëri në Komunën e Deçanit në parandalimin e dhunës në familje. Të gjithë pjesëmarrësit në tryezë dolen në qendër qytetit të Deçanit duke ia vendosur të rinjëve dhe qytetarëve kurdelen e bardhë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe njeherit duke ju shpërndarë edhe broshura për informimin e tyre për pasojat e dhunës në familje dhe shoqëri dhe masat të cilat duhet ndërmarrë në parandalimin e dhunës në familje. Nga kjo tryezë se bashku të gjithë akterët lokal u shprehem në bashkëpunim të përbashkët për të organizuar forma ndryshme të aktiviteteve në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave por edhe se bashku për të kërkuar mbështetje financiare nga qeverisja lokale dhe qendrore dhe organizata jo-qeveritare vendore dhe ndërkombetare për parandalimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave, burrave dhe vajzave.
Falemenderojmë Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës për mbështetje, organizatën jo-qeveritare Syri i Vizionit në Pejë. Për bashkëpunim dhe ndihmë falenderojmë Kryetarin e Komunës se Deçanit z.Rasim Selmanaj, Zyrtaren për Barazi Gjinore në Deçan Zojë Sejfijaj, organizatën joqeveritare ,,Nderi", znj.Ganimete Tolaj.
Falenderim për bashkëpunim dhe punë të përbashkët të gjithë anëtarët e organizatës dhe vullenetarët e organizatës, gratë aktiviste në komunën tonë, Zyren për Ndihme Juridike Falas z.Zenel Hasanaj, mbrojëtsjen e viktimave Hake Haxhaj, Qendrën për Punës Sociale, Policin e Kosovës në Deçan, Gjykatën Themelore në Deçan, Zyrtaren për informim në zyren e kryetarit znj.Yllarta Thaqi, Zyren e Avokatit të Popullit znj.Naile Alaj dhe të gjithë bashkëpunetoret tjerë.