Në kuadër të manifestimeve dhe aktiviteteve të shumta të organizuara nën patronatin e kryetarit të Komunës z.Rasim Selmanaj , është mbajte edhe turniri memorial ,,Ruzhdi Ramosaj ‘’.Në këtë turnir më pjesëmarrjen e tyre e kanë nderuar gjithsejtë 18 ekipe, ndërsa ekipi fitues i këtij turniri ishte Hypermarket-Ku, nga Deçani i cili mundi ekipin nga Enter- Kaffe në rezultat 3:0.
Mirënjohjet dhe medaljet për ekipet pjesëmarrëse te këtij turniri janë nda nga i pari i komunës z.Rasim Selmanaj, nën patronatin e cilit po mbahet aktivitete të shumta ne shënim te Ditëve te Diasporës 2014 .