Muharrem Bajraktari, la një shembull të mirë të një punëtori Professional në fushën e tij,dhe gjithashtu figura e tij shquhet për virtyte të larta njerëzore, ndaj vdekja e tij do na lë pa një kolegë të mirë por kujtimi për të nuk do të shuhet asnjëherë.
Kështu u tha sot në mbledhjen komemorative të organizuar nga Komuna e Deçanit, për të kujtuar jetën dhe veprën e punëtorit shumëvjeçarë të komunës z.Muharrem Bajraktaraj.
Në fjalën e tije kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, tha se Jemi bashkuar, të gjithë ne këtu në këtë sallë që ti japim lamtumirën e fundit,prindit, mikut dhe bashkëpunëtorit tonë Muharrem Bajraktaraj. Vdekja e mori në kohën kur ende i duhej familjes dhe shoqërisë duke u shkaktuar dhembje të përhershme fëmijëve, bashkëshortes, miqve dhe të gjithë neve që për kohë të gjatë punuam së bashku me të.Miku ynë dhe i juaji Muharrem Bajraktaraj edhe pse u godit nga një sëmundje e rëndë qysh para dy vitesh,ai duke qenë një njeri që e deshi jetën shumë, arriti të përballet me këtë sëmundje të rëndë duke mos e lënë për asnjë moment as punën si Zyrtar për Komunikacion dhe Transport Publik në komunën tonë.Personalitetin e mikut tonë sot, në këtë mbledhje komemorative, e nderojmë si punëtorë i zellshëm i përkushtuar për punën dhe si profesionist të Telekomunikacionit.Ai ishte një njeri i qetë, i dashur dhe shumë i afërt me njerëzit, të tillë do ta mbajmë në mend përgjithmonë në kujtesën tonë.Ju duhet të mbaheni në këtë ditë të dhembjes për ju dhe për ne, por të gjithë ne forcën për këtë e gjejmë në virtytet e larta njerëzore dhe veprën e kolegut dhe mikut tonë, Muharremit. Ne, sot po ndahemi vetëm fizikisht prej tij.Ju duhet të krenoheni që e patët, e ne, bashkë me Ju, do të ndjejmë përgjithmonë mungesën e tij tha në fajlen etijë i pari i komunës z.Rasim Selmanaj.Ndërsa në këtë mbledhje komemorative kujtime nga fëmijëria e përbashkët njëkohësisht edhe koleg i punës dhe bashkëvendës Zeqir Bruqi , evokoj kujtime nder vite por pa harruar të i drejtohet edhe familjes së z.Bajraktaraj duke thënë se vlerat e tije do të kujtohen gjatë sepse la gjurmë aty ku edhe punoi . Muharrem Bajraktaraj kishte përfunduar Shkollën e lartë të komunikacionit në Zagreb ,Pas luftës punoi në Kosovatrans ndërsa nga viti 2004 punoi si Zyrtar për Komunikacion dhe Transport Publik.U lind më 10.09.1951 në Isniq të Deçanit dhe u nda nga jeta më 24.02.2013 .Nga sot eshtrat e tij prehen te qet ne varrezat e vendlindjes së tije në fshatin Isniq.