Sot është organizuar debat më qytetar të qytetit të Deçanit lidhur më projektin për zgjerimin e rrugës ,,Luan Haradinaj’’ dhe Dëshmoret e Kombit’’
I pranishëm ishte i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , drejtori i Urbanizmit dhe planifikimit Hapësinore z.Ramë Melaj, më bashkëpunëtorë , një pjesë ë Asamblistëve Komunal dhe një numër i konsiderueshëm i qytetareve të qytetit të Deçanit.
Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinore z.Ramë Melaj, prezantoi projektin rreth të cilit u organizua debati .Gjatë këtij debati u diskutuan dhe u dhanë mendime të ndryshme nga qytetarët e pranishëm në debat të cilat mendime do të analizohen nga ekspertët e drejtorisë së Urbanizmit në mënyrë që ky projekt të jetë i pranueshëm për qytetarët.
Në fund të këtij takimi u vendosë që të mbahen prapë debate publike në lidhje më projektin në fjalë ku brenda debateve të organizuara në të ardhmen do të dalë një zgjidhje e cila i përshtatet të gjithë qytetarëve të cilët zhvillojnë bizneset e tyre përgjatë rrugës kryesore.
Pas analizimit të projektit dhe takimeve në debatet që do të mbahen në të ardhmen do të procedohet me implementimin e projektit në të mirën e qytetarëve të komunës së Deçanit.