Në shenjë nderimi e kujtimi,për Heroin e Kombit Gjeneral Shkëlzen Haradinaj dhe bashkëluftëtarët,pjesëtarët e radhëve të para të UÇK-së dhe Eprorët e Lartë të Brigadës heroike 131”Jusuf Gërvalla”,të Z.O.D. të UÇK-së,të rënë në Altarin e Atdheut,Fatmir Nimanaj,Hasim Halilaj,Luan Nimanaj e Enver Haradinaj,në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan,janë bërë homazhe dhe janë vendos kurora lule. Homazhe kanë bërë lideri AAK-së dhe vëllai i dëshmorëve z.Ramush Haradinaj,kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, më bashkëpunëtorë, familjarë te dëshmorëve,invalidët dhe veteranë te luftës së UÇK-së,përfaqësuesit institucional dhe qytetarë të shumtë.