Skënder Rexhahmetaj, nga Isniqi i Deçanit, i takon plejadës shumë të respektuar të eprorëve, të cilët u vendosën në ballë të luftës për lirinë dhe çlirimin e atdheut. Kështu është thënë sot në akademinë përkujtimore të organizuar nga kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, në një vjetorin e ndarjes nga jeta të ish luftëtarit të lirisë Eprorit të UÇK-së, ish pjesëtarit të TMK-së, dhe zyrtarit Komunal të Deçanit, Skënder Rexhahmetaj.
“Një vjet pas vdekjes e shekuj e shekuj përpara, përgjithmonë në faqet e historisë sonë, Luftëtari i lirisë, Skënder Rexhahmetaj, ka lenë emër e histori, vepra ne të mirë të vendit që janë nderi e nami i rrugës sonë për liri.” Ka deklaruar mes tjerash në fjalën e tij kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, i cili shtoj tutje se “Kohët ecin,e ngandonjëherë ato mund të jenë edhe të padrejta, por lavdia dhe kujtimi për luftëtarët si Skënder Rexhahmetaj do të mbetet i pavdekshëm.”
Eprori i lartë i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, tani deputet i Parlamentit të Kosovës, z. Anton Çuni, në fjalën e tij deklaroj mes tjerash se Skënder Rexhahmetaj ka qenë shembull i një eprori, i një luftëtari, Skënderi sipas Çunit, ishte edhe motivues i luftëtarëve të lirisë.
Kurse një fjalë rasti për të pranishmit në emër te të gjithë bashkëluftëtarëve, ka mbajtur ish komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneralin Rrustem Berisha, ai evakuoi disa kujtime që kishte gjatë luftës me Skënder Rexhahmetajn.
Kurse në emër të fshatit Isniq një fjalë rasti ka mbajtur bashkëluftëtari, zv/komandantin i UÇK-së për fshatin Isniq, Rrustem Islamaj
Të pranishmit në akademi, dhe organizatoret i ka falënderuar vajza e të ndjerit Rexhahmeta, Leonora Rexhahmetaj.
Ndërkaq, në një vjetorin e ndarjes nga jeta, të prirë nga kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, qindra qytetarë kanë bërë edhe homazhe pranë varrit te të ndjerit. Selmanaj me bashkëpunëtor po ashtu sot ka qëndruar edhe në familjen e të ndjerit Rexhahmetaj.