Deri më tani si nxënësit po ashtu edhe qytetaret kanë qen të rrezikuar përgjatë magjistrales Deçan-Isniq –Sterllc , nga sot ata kanë të zgjidhur këtë problem pasi që është përfunduar trotuari në gjatësi pre 3 kilometër e 300 metra .
Në përurimin e këtij trotuari i pranishëm ishte Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota ,Ministri i financave Besim Beqaj , deputet të parlamentit të Kosovës të cilët janë pritur nga Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , nënkryetari z.Sami Cacaj dhe bashkëpunëtor të tjerë të cilët bashkarishtë kanë përuruar përfundimin e punimeve të këtij trotuari.
Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj ,gjatë këtij përurimi ka falënderuar ministrin e infrastrukturës për këtë investim duke thënë se ka qenë mase e nevojshme ndërtimi i një trotuari si ky për faktin se përgjatë kësaj rruge nxënës dhe qytetar kanë qe te rrezikuar nga qarkullimi i makinave dhe ndërtimi i këtij trotuari zgjidh një herë e përgjithmonë këtë problem. Por nuk është vetëm ky investim nga kjo ministri, ne bashkërisht kemi realizuar një numër te madh të projekteve në komunën e Deçanit për çka unë si i pari i komunës i jam mirënjohës ministrisë së infrastrukturës por edhe Qeverisë së Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme në projekte të ndryshme, shpresoj se edhe në të ardhmen do të kemi bashkëpunim të ndërsjellë ka deklaruar Selmanaj.
Edhe ministri Mujota duke falënderuar kryetari Selmanaj, për bashkëpunimin tha se në si ministri jemi munduar që bashkërisht të gjejmë mënyrën e përkrahjes së projekteve në komunën e Deçanit dhe kjo dëshmohet më së miri sepse nuk është hera e pare që ne jemi këtu që bashkërisht më kryetarin Selmanaj të bëjmë përurime të investimeve të përbashkëta dhe do të vazhdojmë edhe në te ardhmen që të përkrahim projekte në komunë e Deçanit dhe te krijojmë kushte më të mira për banorët e kësaj komunë.
Ndryshe ky delegacion i prirë nga kryetari Selmanaj bashkarishtë kanë bërë inspektimin e punimeve të sapo filluara në rrugën e fshatit Llukë e Epërme.