Aksioni ta pastrojmë Kosovën më karakter sensibilizues u organizua edhe në komunën Deçanit. Këtij aksioni ju bashkua edhe i pari i komunës z.Rasim Selmanaj, më bashkëpunëtorë zyrtar komunal dhe qytetarë të cilët nisen aksionin nga qendra e qytetit të Deçanit konkretisht nga parku i qytetit po ashtu këtij aksioni ju bashkuan edhe OJQ-të ,KFORI ,Policia e Kosovës si dhe nxënës .
Poashtu ky aksion është organizuar edhe në të gjitha shkollat e komunës së Deçanit.. Filloi në ora 10-12h. Morën pjesë afërsisht 1000 nxënës. Nxënësit pastruan hapësira rrethuese të shkollave poashtu edhe sheshet e fshatrave aty ku gravitojnë shkollat.
Aksionit ju bashkëngjiten dy biznese private NSHT “Fidani” ndhe NTSH “Lika”. Gjithashtu aksioni u bashkëngjiten edhe një kontingjent i KFOR-rt italian. KFOR-i shpërndau thasë, dorëza si dhe pijë freskuese për pjesëmarrësit e aksionit.
Komuna siguroi mjetet materiale për aksion si: dorëzat, thasët plastikës kurse Ndërmarrja Publike “Higjiena” ka bërë grumbullimin e mbeturinave si dhe dergimin e tyre deri në deponin regjionale.
Biznesi privat me veprimtari ndërtimore NSHT” Lika Trade” ka pastrua deponinë ilegale në Podin Gështenja më sipërfaqe 5000 m2, sasia e mbeturinave që u larguan është afërsisht mbi 1000 m3.
Në fshatin Baballoq u pastruan afërsisht 200 m 2 kurse sasi e mbeturinave që u larguan 200 m3. Ndërmarrja Publike “Higjena”, pastroi deponin ilegale në rrugën “Sali Çeku” në Deçan, sasie mbeturinave që u larguan është afërsisht 40 m3. Po ashtu u nivelizua sasia mbeturinave përgjatë rrugës për fshatin Prokulluk.