Në bazë të nenit 42 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenit 34 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:
F T E S Ë
Të nderuar anëtarë/e të Kuvendit të Komunës,
Ftoheni të merrni pjesë në mbledhjen e parë inauguruese të Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet me datë 01 Dhjetor 2021.
Gjithashtu ju njoftoj se me këtë rast do të bëni betimin dhe do të nënshkruani deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës së Deçanit.
Ceremonia fillon në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, në Deçan.
Të bashkangjitur me ftesën gjeni edhe rendin e ditës.
Ju mirëpresim,